Kryesore » 2011 » Maj » 8 » Kosova provon të kthejë preferencat tregtare me BE
12:20 PM
Kosova provon të kthejë preferencat tregtare me BE
Kompanitë vendore janë duke pësuar humbje të konsiderueshme si pasojë e ndërprerjes së preferencave tregtare të Kosovës me BE-në.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar për Radio Kosovës se autoritetet kosovare javën e ardhshme, në Bruksel, pritet të diskutojnë për kthimin e këtyre referencave tregtare me BE-në.

Kompanitë kosovare me shumë vështirësi kanë arritur të depërtojnë në tregjet evropiane. Por, si pasojë e ndërprerjes së preferencave tregtare me BE-në, tashmë po i humbin ato tregje.

Fabrika për prodhimin e lëngjeve "Laberion” nga Podujeva, ka eksportuar rreth 35 për qind të prodhimit, përfshirë edhe vendet e BE-së. Pronari Bashkim Osmani thotë se gjatë çerekut të parë të këtij viti kanë pësuar rënie të ndjeshme krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Që nga fillimi i këtij viti, Kosova nuk i gëzon preferencat tregtare, të cilat i vendos BE-ja për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Produktet kosovare nuk mund të eksportohen në vendet e BE-së pa iu nënshtruar tarifave doganore apo kufizimeve për sasitë.

Ndonëse kanë kaluar katër muaj që kur janë ndërprerë këto preferenca, ende nuk dihen se sa janë humbjet që i shkaktohen ekonomisë kosovare. Sipas disa vlerësimeve, ato përllogariten të jenë në vlerë prej 130 milionë eurosh, por Ministria e Tregtisë dhe Instustrisë është duke bërë një analizë rreth humbjeve eventuale/BotaSot?
Views: 689 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player