Kryesore » 2012 » Qershor » 13 » Kosova, taksë çimentos shqiptare (+VIDEO)
9:53 PM
Kosova, taksë çimentos shqiptare (+VIDEO)
Qeveria e Kosovës vështirëson importin e çimentos nga Shqipëria për të mbrojtur prodhuesin vendas duke vendosur tarifën prej 35 përqind për të gjitha importet e çimentos. Një vendim i tillë vjen pasi fabrika e vetme e prodhimit të çimentos në Kosovë SharrCem është ankuar në Ministrinë e Tregtisë se është dëmtuar nga importi i këtij produkti përshkak të konkurrencës jo të barabartë në çmim. Madje sipas burimeve zyrtare SharrCem, e cila është privatizuar nga një kompani greke, ka kërcënuar se do të ankohet në Cefta nëqoftëse nuk merren masat mbrojtëse. Drejtuesi i Njësisë për Politika Tregtare në Ministrinë e Tregtisë, Blerim Ahmeti shpjegon arsyet e marrjes së këtij vendimi ndërsa thekson se kjo masa është e përkohshme dhe do të zgjasë vetëm 90 ditë. Pavarësisht se sipas vendimit të Ministrisë së Tregtisë tarifat në importin e çimentos vendosen për të gjitha vendet, dicka e tillë e dëmton më së shumti Shqipërinë e cila është dominuese në tregun e Kosovës. Ndërkaq nga ana tjetër, fabrika SharrCem ende nuk ka kapacitete të mjaftueshme prodhimi në raport me kërkesat në Kosovë. 

Pavarësisht argumenteve që jepen nga Ministria e Tregtisë, njohësit e ekonomisë politika të tilla i vlerësojnë si vazhdimësi e një bashkëpunimi të çuditshëm mes dy tregjeve dhe e cila bie në kundërshtim me retorikën e vazhdueshme të lidereve të cilët trumpetojnë patriotizëm ekonomik dhe politik.
Kosova, taksë çimentos shqiptare - Top Channel... by TopChannelAlbania
Views: 468 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player