Kryesore » 2011 » Maj » 31 » Kosova ua “kthen shpinën” 150 milionë eurove të FMN-së
7:56 PM
Kosova ua “kthen shpinën” 150 milionë eurove të FMN-së
Së shpejti pritet të bëhet publik vendimi i njëanshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar për ta lënë Kosovën jashtë programeve të saj. KTV raportoi duke u thirrur në burime se "vendimi është marrë dhe FMN nuk është e obliguar ta njoftoj qeverinë e Kosovës për këtë vendim". Sipas KTV-së, "Kosova nuk do të mund të shfrytëzoj pakon e ndihmës prej 150 milionë eurosh për këtë vit dhe do të zhvendoset në një rang tjetër".
Vendimi i FMN-së vjen pas kritikave ndaj qeverisë për të mos i rritur pagat dhe refuzimin e institucioneve kosovare. Edhe pas negociatave disa mujore, nuk u arrit pajtueshmëri mes palëve. Përjashtimi i mundshëm i Kosovës nga FMN-ja shënon rastin e rrallë që të largohet një qeveri në botë nga programe të tilla.
Views: 429 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player