Kryesore » 2011 » Qershor » 23 » Kosovarë, urdhëroni vetura të vjetra!
11:01 AM
Kosovarë, urdhëroni vetura të vjetra!
Veturat deri në 13 vjet të vjetra tash e tutje do të mund të importohen në Kosovë. Në mbledhjen e Qeverisë, kabineti ministror me shumicë votash ka miratuar propozimvendimin për aplikimin e normës së re tatimore të akcizës për vetura. Këtë propozim e ka prezantuar zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, i cili dha arsyetimin e tij se me këtë vendim do t’u ndihmojë qytetarëve që të kenë vetura me nivel më të lartë sigurie.
"Ne jemi të bindur se masat e propozuara janë shumë të favorshme për shtresën më të madhe të qytetarëve të Kosovës dhe do t’u mundësojë të kenë vetura me çmim më të ulët dhe me nivel më të lartë sigurie. Ne kemi vepruar sipas kërkesave ligjore, jemi konsultuar me Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe kemi marrë pëlqimin për të propozuar ndryshimin e normës së tatimit të akcizës së veturave”, ka thënë Avdiu. 
Qeveria ka marrë vendim që sa më e vjetër të jetë vetura, akciza të jetë më e lartë. Për veturat me kilometrazh 00 nuk do të ketë akcizë fare. Për veturat deri në 2.000 kubikë dhe deri në 8 vjet të vjetra, norma e tatimit të akcizës do të jetë 500 euro, ato 9 vjet - 700 euro, 10 vjet - 800 euro, 11 vjet - 900 euro, 12 vjet – 1.000 euro, ndërsa 13 vjet e vjetër do të paguajë akcizë prej 1.100 eurosh. 

Veturat nga 2.001 kubikë deri në 3.000 do të kenë akcizë më të lartë. Deri në 8 vjet do të jenë 500 euro, 9 vjet 700 euro, 10 vjet 900 euro, 11 vjet 1.100, 12 vjet 1.300 dhe vetura 13 vjet mbi 2.001 kubikë do të ketë akcizë 1.500 euro.

Për ato mbi 3.001 kubikë dhe të vjetra deri në 8 vjet, norma e akcizës do të jetë 1.000 euro. Për ato 9 vjet të vjetra 1.500 euro, 10 vjet – 1.800 euro, 11 vjet – 2.100 euro, 12 vjet – 2.400 euro dhe 12 vjet – 2.700 euro.

Deri më tani në Kosovë është lejuar importi i veturave të vjetra deri në 8 vjet me akcizë prej 500 eurosh.

Me ndryshimin e kësaj akcize Qeveria shpreson të inkasojë rreth 20 milionë euro.
Views: 496 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player