Kryesore » 2012 » Dhjetor » 1 » Kosovë- Shqipëri, rritet bashkëpunimi në bujqësi
1:26 PM
Kosovë- Shqipëri, rritet bashkëpunimi në bujqësi
Dhjetëra miliona euro produkte bujqësore nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas janë importuar gjatë këtij viti ndërsa dy vendet po punojnë për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e bashkëpunimit.
Në një intervstë për RTK-në, Adil Behramaj zëdhënës në Ministrinë e Bujqësisë u shpreh se sasia e përgjithshme e importit dhe eksportit të produkteve bujqësore mes të dyja shteteve sillet me dhjetëra miliona euro."Ende nuk i kemi të dhënat përfundimtare për vitin 2012, mirëpo nëse i referohemi të dhënave nga viti i kaluar atëherë vlera totale e importit të produkteve bujqësore nga Shqipëria, sillet në rreth 8.9 milion euro. Ndërsa, vlera e produkteve të eksportuara nga Kosova në Shqipëri sillet në rreth 10.6 milion euro”, theksoi ai. Sipas tij pavarësisht rritjes së trendit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, ende duhet punuar për ta përforcuar bashkëpunimin ndërshtetëror.
Views: 422 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player