Kryesore » 2012 » Gusht » 20 » "Kosovës B" i zgjatet jeta deri më 2040, me investime private
11:41 AM
"Kosovës B" i zgjatet jeta deri më 2040, me investime private
Brenda muajit gusht pritet të qartësohen hapat që Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë rreth rehabilitimit të termocentralit "Kosova B” dhe mënyrën e përfshirjes së sektorit privat në termocentralin ‘Kosova B’. Anëtarët e Komiteti Drejtues pritet të njihen me opsionet për rehabilitimin e këtij termocentrali që këshilltarët e transaksionit do t’i prezantojnë në mbledhjen e radhës që të mbahet brenda muajit gusht.Në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës rivitalizimi i këtij termocentrali nuk do të bëhet me mjetet nga buxheti i Kosovës, por duke e futur kapitalin privat në këtë termocentral."Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) ka kërkuar nga këshilltarët e projektit të analizojnë opsionet për përfshirjen e sektorit privat në termocentralin "Kosova B”, duke u bazuar në spektrin e mundësive që ofron kuadri ligjor në Republikën e Kosovës”, ka thënë Lorik Haxhiu, menaxher i projektit "Kosova e Re”."Sipas studimeve, vlerësohet se kostoja e përmbushjes së kësaj direktive për njësitë e termocentralit "Kosova B” do të jetë rreth 300 milionë euro. Në këtë vlerë janë përfshirë elektrofiltrat e rinj, desulfurizimi, zvogëlimi i oksideve të azotit, trajtimi i ujërave nga procesi i prodhimit, etj.”, ka thënë Haxhiu. "Kosto tjetër e lidhur me njësitë e TC "Kosova B” kanë të bëjnë me investimet e domosdoshme për zgjatjen e jetës operative deri në vitin 2030 apo edhe deri në vitin 2040”.
Views: 641 | Added by: ksdardania | Rating: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player