Kryesore » 2012 » Qershor » 18 » Krejt Kosova n’kredi
3:29 PM
Krejt Kosova n’kredi
Marrja e kredive nga bizneset dhe qytetarët e Kosovës në bankat komerciale po vazhdon të trashët për çdo ditë. Pavarësisht kamatave të larta, që bankat po ofrojnë, qytetarët nuk po hezitojnë të futen në kredi.Mos hezitimin e tyre e vërteton edhe fakti se deri tani rreth 500 mijë kredi në vlerë prej rreth 2 miliardë eurove janë lëshuar nga bankat komerciale që veprojnë në Kosovë. Sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), këto shifra janë deri në muajin prill të këtij viti, shkruan gazeta "Lajm”.Ata kanë bërë të ditur se gjatë të njëjtës periudhë kohore edhe institucionet mikrofinanciare kanë lëshuar mbi 55 mijë kredi, në vlerë prej 101 milionë e 881 mijë euro.

E, për përfaqësuesit e bizneseve vendore, marrja e këtyre kredive nga qytetarët e Kosovës është tejet e lartë, por thonë se për momentin shpëtimi i vetëm për ta është kredia.

"Numri i kredive të lëshuara më 30. 04. 2012 nga bankat komerciale është 411 mijë 859. Shuma e kredive të lëshuara nga bankat komerciale është 1 miliardë e 718 milionë e 492 mijë e 199 euro. Kurse, numri i kredive të lëshuara nga institucionet mikrofinanciare më 30. 04. 2012, është 55 mijë e 315, ndërsa shuma është 101 milionë e 881 mijë e 123 euro”, ka thënë zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Besnik Kada.

Ndërkaq, Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Biznesit, thotë se bankat në një mënyrë po i shfrytëzojnë qytetarët, ngase sipas tij, këta po kanë nevojë për kredi dhe, bankat nuk po i ulin kamatat. Ai thotë se për këtë çështje shpeshherë ka edhe mosmarrëveshje mes qytetarit dhe bankës.

Kreditë e lëshuara nga sistemi bankar, sipas BQK-së, shënuan një ritëm më të shpejtë të rritjes gjatë vitit 2011, duke regjistruar një rritje vjetore prej 16, 4 %, krahasuar me rritjen prej 13.2 %, që ishte shënuar në vitin 2010.

Kreditë për ndërmarrjet vazhdojnë të përfaqësojnë pjesën më të madhe të kredive, me pjesëmarrje prej 69.5 %.

Në anën tjetër, kreditë e lëshuara për ekonomitë familjare përbëjnë 30, 5 për qind të kredive të përgjithshme. Struktura e kredive sipas afatit të maturimit vazhdoi të dominohet nga kreditë me afat mbi 2 vjet, të cilat përfaqësuan 71, 3 % të gjithsej kredive.

Kreditë me afat maturimi më të ulët se 1 vit, në vitin 2011 kishin pjesëmarrje prej 21, 1 %. Ndërsa, pjesëmarrja e kredive me maturitet mes 1 dhe 2 vite, ishte 7, 3 %.

Dallimi ndërmjet normave të interesit në kredi dhe depozita në vitin 2011 ka qenë 10, 6 %, krahas 10, 9 % sa ka qenë në vitin 2010.

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2011, norma mesatare e interesit në kreditë e ndërmarrjeve ishte 12, 9 %, ndërsa norma mesatare e interesit në kreditë për ekonomitë familjare ishte 11, 9 %.
Views: 454 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player