Kryesore » 2011 » Maj » 25 » Lagarde zyrtarizon kandidaturën për kreun e FMN-së
2:35 PM
Lagarde zyrtarizon kandidaturën për kreun e FMN-së
Ministrja e Financave të Francës, Christine Lagarde e ka bërë zyrtare të mërkurën kandidaturën e saj për pozitën kryesore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Lagarde bëri të ditur lajmin në një konferencë me gazetarë në Paris, se ajo do të garojë të bëhet drejtoresha e re ekzekutive e FMN-së.
Vendet me ekonomitë në zhvillim e kanë kritikuar traditën që kjo pozitë i shkon gjithmonë një evropiani, duke thënë se zgjedhja e drejtorit të FMN-së duhet të bëhet në bazë të kompetencës e jo kombësisë.

Lagarde ka thënë se të qenit evropian nuk duhet të jetë faktor vendimmarrës nëse ajo do e fitojë këtë pozitë ose jo.

"Të qenit evropiane nuk duhet të jetë plus. Nuk duhet të jetë as minus. Nuk po e argumentojë kandidaturën nga fakti se jam evropiane apo sepse kam qenë e përfshirë në krijimin e institucioneve financiare që kanë ndihmuar në pakot e shpëtimit që ne i kemi bërë”, e arsyetojë kandidimin e saj Lagarde.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka thënë se ai e përkrahë në tërësi kandidaturën e Lagardes.
Po ashtu Gjermania dhe Britania e Madhe e kanë përkrahur kandidaturën e saj.

Dominique Strauss-Kahn ka dhënë dorëheqje nga pozita e udhëheqësit të FMN-së pasi u akuzua se tentojë të dhunojë një shërbyese në një hotel të New Yorkut.

FMN-ja do të vendos për shefin e ri më 30 qershor.
Views: 465 | Added by: ksdardania | Rating: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player