Kryesore » 2011 » Qershor » 23 » Likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore mund të zgjasë 35 vjet
11:00 AM
Likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore mund të zgjasë 35 vjet
Procesi i likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, sipas krerëve të AKP-së, pritet të përshpejtohet pas ndryshimit të ligjit që rregullon funksionimin e kësaj agjencie. Rregullimi aktual ligjor, sipas tyre, mund të çojë në shpenzime të miliona eurove për të kryer këtë proces.
"Likuidimi mund të zgjasë deri në 35 vjet dhe të shpenzohen afro 150 milionë euro në administratë nëse shkohet në bazë të këtij ligji”, ka thënë Dino Asanaj, kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Asanaj ka deklaruar pas mbledhjes së bordit të kësaj agjencie se përshtatja e këtij ligji me Kushtetutën e Kosovës është duke u bërë bashkë me Qeverinë e Kuvendit. 
"Pastaj pritet aprovimi i Ligjit për Dhomën e Veçantë dhe aprovimi i Ligjit për riorganizimin e ‘Trepçës’”, ka thënë Asanaj, duke shtuar se me këto ndryshime do të zëvendësohen rregulloret e UNMIK-ut, të cilat kanë paraqitur pengesa për veprimtarinë e AKP-së. 
Ndërkaq në mbledhjen e fundit të Bordit të Agjencisë së Privatizimit është miratuar shpërndarja e fondeve të likuidimit të "Kosova Kontroll” nga rajoni i Prishtinës, e cila është e dyta e likuiduar në tërësi. 
"Ne nuk jemi aspak të kënaqur me progresin e shënuar në procesin e likuidimit. Shkaku është legjislacioni në fuqi, i cili e zvarrit këtë proces”, ka thënë Asanaj. 

Në këtë mbledhje po ashtu janë aprovuar nëntë lista përfundimtare të punëtorëve të shpërndarjes së 20-përqindëshit, si dhe është aprovuar vala e 51-të e privatizimit, e cila përfshin 45 ndërmarrje të reja.

"Kjo është vala më e madhe e privatizimit deri më tani dhe dëshmon se po ecim përpara më hapa të përshpejtuar përkundër vështirësive që kemi”, ka thënë Asanaj.

Bordi i Agjencisë së Privatizimit ka vendosur edhe që ta fusë nën administrim direkt ndërmarrjen "Ereniku”, ndërsa për ndërmarrjen "Metaliku” është vendosur që të përfshihet në tenderët e privatizimit. Për sa i përket fondit të privatizimit, sipas Asanajt, deri më tash janë grumbulluar 556 milionë euro, ndërsa 34 milionë euro prej tyre janë nga procesi i likuidimit. Sipas tij, fondet e mirëbesimit janë rritur për 5 milionë euro për shkak të rritjes për tetë fish më shumë të normave të interesit. Deri më tash nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore u janë shpërndarë 20 mijë e 200 punëtorëve rreth 40 milionë euro përmes Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Views: 454 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player