Kryesore » 2012 » Shtator » 26 » Llugë në sigurime
10:25 AM
Llugë në sigurime
Asnjë kompani e sigurimeve në Kosovë nuk është e rregullt në treg. Ato nuk i paguajnë klientët, ofrojnë shërbime jocilësore, kanë probleme me stafin, kanë probleme me operatorë dhe shumë raste tjera të korrupsionit. Për shkak të këtyre parregullsive që i kanë evidentuar inspektorët, Banka Qendrore ka ekzekutuar dënime për të gjitha kompanitë. Prej 11 kompanive të sigurimeve sa operojnë në Kosovë, asnjëra nuk është për mashalla. Ato nuk i paguajnë klientët me kohë, kanë probleme me shërbimet, kanë probleme me stafin, me operatorë dhe raste tjera të korrupsionit.Shkelje si këto i kanë evidentuar inspektoret e Bankës Qendrore të Kosovës në një valë inspektimesh, që përfshin përudhen 2011-12.Zyrtarët e BQK-së pranojnë se kanë shqiptuar masa ndëshkuese, për shkak të shkeljeve të rënda që kanë evidentuar në terren. 

"Duhet theksuar se gjate viteve të fundit 2011-2012, BQK përmes urdhrave

administrative ka ndërmarrë masa ndëshkuese/penalizuese ndaj kompanive të

sigurimeve, veçanërisht në rastet kur është konstatuar shkelje në

përgjithësi, edhe kur janë konstatuar vonesa në pagesën e dëmeve në veçanti”, ka thënë zyrtari për informim në BQK, Besnik Kada.
Views: 664 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player