Kush ka ndër mend të blejë një makinë, bën mirë të presë deri më datë
24 gusht, në rast se do të kursejë paratë e taksave.Në fletoren zyrtare
janë botuar më datë 9 gusht ligjet e reja të taksave kombëtare, të
cilat heqin taksën e makinave të përdorura (në import dhe në shitje
brenda vendit), taksën vjetore të qarkullimit, taksën e regjistrimit të
përvitshëm të mjeteve.
E thënë ndryshe dhe më qartë, kush do blejë një makinë, pas datës 24
gusht nuk do të paguajë doganë në import dhe as taksë në shitje. Ligji i
ri për taksat kombëtare hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren
zyrtare dhe me një llogari të thjeshtë, në rast se fletorja zyrtare
është botuar më datë 9, më datë 24 gusht ligji është në fuqi.Taksa e qarkullimit dhe e regjistrimit
Pas datës 24 gusht ndryshon e gjithë skema e taksimit të makinave për të
gjithë ata që duan të blejnë makina apo që kanë makina në përdorim.
Ligji i ri Për Taksat Kombëtare shfuqizon taksën e përvitshme të
qarkullimit dhe atë të regjistrimit. Aktualisht, taksa e qarkullimit
është 7500 lekë për një makinë me benzinë dhe 10 mijë lekë për një
makinë me naftë. Ndërsa taksa e regjistrimit është 2400 lekë për të
gjitha llojet e veturave. Të dyja taksat janë vjetore, pra paguhen një
herë në vit. Në ligjin Për taksat vendore, që hyn në fuqi më datë 24
gusht, taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit
rrugor shfuqizohet. Pra, pas 24 gushtit, makinat nuk do të paguajnë 2400
lekë në vit si taksë regjistrimi. Edhe taksa e qarkullimit ndryshon.
Ajo nuk do të paguhet 7400 lekë në vit për makinat me benzinë dhe 10
mijë lekë në vit për makinat me naftë, por do të paguhet sa herë që
makinat furnizohen me karburant. Në ligjin e ri, që hyn në fuqi më 24
gusht, thuhet: Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në
masën 5 lekë për litër deri më 31.12.2011, pas kësaj date taksa e
qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 7 lekë për
litër. Kjo taksë zbatohet si për benzinën e gazoilin e importuar, ashtu
edhe për ato të prodhuara në vend. Pra, taksa e re e qarkullimit do të
paguhet me karburantin. Kjo do të shpërndajë në mënyrë të barabartë
taksën e qarkullimit. Pra, kush përdor më shumë makinën, konsumon më
shumë karburant dhe, si rrjedhojë, paguan më shumë taksë qarkullimi.
Sidoqoftë, pas datës 24 gusht nuk do të paguhen taksa në sportelet e
agjencive, aty ku bëhet kolaudimi. Taksa e re e qarkullimit do të
paguhet në pikat e karburantit indirekt, sa herë që furnizojmë makinën.Taksa e makinave të përdorura
Pas datës 24 gusht, kush importon një makinë, nuk do të paguajë më
doganë. Po ashtu, kush blen/shet një maminë brenda vendit, nuk do të
paguajë taksë shtesë. Ligji i ri i botuar në fletoren zyrtare qartëson
një formulë tjetër. Ai heq detyrimin e taksës së makinave të përdorura
në import dhe në shitje brenda vendit dhe vendos një taksë të re vjetore
për makinat e përdorura. E thënë më thjesht, kush blen apo importon një
makinë, nuk paguan taksë për blerjen apo shitjen, por paguan një herë
në vit një taksë tjetër për përdorimin e makinës. Aplikimi i taksës
vjetore të mjeteve të përdorura takson më shumë makinat e vjetra. Sa më e
vjetër të jetë makina, aq më shumë taksë vjetore paguan. Gjithashtu,
paguajnë më shumë makinat me naftë sesa ato me benzinë. Formule e re
shumëzon cilindratën e makinës me koeficientin e vjetërsisë dhe me
taksën fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e
karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën.
Koeficientet për vjetërsinë për tre vitet e para janë 0, në vitin e
katërt është 0.18 dhe rritet me 0.02 për 10 vitet e para. Më pas,
koeficienti rritet me 0.04. Kështu, një makinë e vitit 1996 me naftë dhe
me kubaturë 2500 cm3 do të paguajë pas datës 24 gusht 30 mijë lekë në
vit, si taksë të makinës së përdorur. Ndërkohë që sot një makinë e vitit
1996 me naftë paguan 2400 lekë taksë regjistrimi dhe 10 mijë lekë taksë
qarkullimi, pra 12400 lekë në vit. Pas datës 24 gusht, pronari i këtij
automjeti do të paguajë 17600 lekë më shumë dhe taksa rritet nga viti në
vit. Gazeta boton tabelën për taksën vjetore që do të paguajnë tipa të
ndryshme makinash, pas datës 24 gusht. SHEMBULLI
Çfarë fiton ai që blen një makinë
Aktualisht, me ligjin që vazhdon të zbatohet, për importin e makinës
paguhet një taksë e cila llogaritet duke shumëzuar cilindratën me
koeficientin e naftës ose benzinës (respektivisht 25 dhe 20) dhe me
koeficientin e vjetërsisë, (0.5 për çdo vit nga data e prodhimit). Në
rast se sot (para datës 24 gusht) një person do të importonte një makinë
me naftë të vitit 1999 me një cilindratë 2200 kubikë, ai në doganën
shqiptare do të paguante 330 mijë lekë. Kjo si llogaritje e formulës që
është ende në fuqi, ku 2200 është cilindrata x 25 koeficienti i naftës x
6 koeficienti i vjetërsisë (12 vite x 0.5 për çdo vit) = 330 mijë lekë.
Pas datës 24 gusht, taksa e importit të makinave të përdorura hiqet.
Pra, kush kërkon të blejë një makinë, duhet të presë të paktën datën 24
gusht që të shmangë, në rastin tonë, pagimin e 330 mijë lekëve si
doganë. Pra, ligji i ri favorizon dukshëm importin e makinave.
Çfarë humbet ai që ka një makinë
Por, për një person që aktualisht ka në përdorim një makinë të vitit
1999 me cilindratë 2200 kubikë dhe me naftë, ligji i ri i shton taksat.
Sot (deri më 24 gusht), me përdorimin e një makine të tillë paguan 2400
lekë taksë regjistrimi dhe 10 mijë lekë taksë qarkullimi. Pra, 12400
lekë në vit. Pas datës 24 gusht, ky person do të paguajë takën e
përvitshme të mjeteve të përdorura. Kjo taksë llogaritet me formulën
cilindrata në cm3 x koeficienti sipas vjetërsisë x taksa fikse për
llojin e karburantit
(Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20
lekë për benzinën. Koeficientet për vjetërsisë për tre vitet e para janë
0, më pas bëhet 0.18 dhe rritet me 0.02 për 10 vitet e para. Pas vitit
të dhjetë, koeficienti rritet me 0.04). Në rastin tonë, taksa e re
vjetore është 19800 lekë në vit. Pra, 7400 lekë në shumë. Përveç kësaj,
sa herë që furnizon makinën, deri në fund të vitit duhet të paguajë 5
lekë për çdo litër karburant dhe pas 1 janarit, 7 lekë për çdo litër
karburant.
NDRYSHIMET E TAKSAVE
Aktualisht paguhet
kush blen një makinë:
Taksa e makinave të përdorura në import dhe në shitje brenda vendit
Llogaritja
Cilindratë (cm3) x koeficientin e naftës ose benzinës (respektivisht 25
dhe 20) x koeficientin e vjetërsisë (0.5 për cdo vit nga data e
prodhimit)
kush përdor një makinë:
Taksa regjistrimi
Të gjitha veturat
2400 lekë/vit
Taksë qarkullimi
Makinat me benzinë
7500 lekë/vit
Makinat me naftë
10 mijë lekë/vit
PAS DATËS 24 GUSHT DO PAGUHET
kush blen një makinë:
0 lekë për importin
0 lekë për shitjen
kush përdor një makinë:
Taksa e regjistrimit
0 lekë/vit
Taksa e qarkullimit
(deri më 31 dhjetor)
5 lekë/litër
Taksa e qarkullimit
(pas 1 janarit 2012)
7 lekë/litër
Taksa e qarkullimit të mjeteve të përdorura
Paguhet çdo vit sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit
(Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20
lekë për benzinën. Koeficientet për vjetërsisë për tre vitet e para janë
0, më pas bëhet 0.18 dhe rritet me 0.02 për 10 vitet e para. Pas vitit
të dhjetë, koeficienti rritet me 0.04)
|