Kryesore » 2011 » Qershor » 2 » Merkel: nuk kemi krizë të euros, kemi problem me borxhet
7:09 PM
Merkel: nuk kemi krizë të euros, kemi problem me borxhet
Kancelarja Merkel e përfundoi të enjten udhëtimin e saj në Azi. Në Singapor, në një nga tregjet financiare më të rëndësishme, ajo bëri thirrje për të pasur besim tek euro.Ajo ishte gruaja e parë që foli para forumit më të rëndësishëm ekonomik të Singapurit. Dhe Angela Merkel e shfrytëzoi shansin për të bërë publicitet në qytetshtetin aziatik për euron. Bashkimi Evropian ka një krizë borxhesh, por jo krizë financiare, u shpreh Merkeli:
"Në këtë vend unë dua të shpreh shumë qartë: Gjermania është e ndërgjegjshme për rëndësinë e euros, Gjermania deklarohet në mbështetje të euros, Gjermania ka përfituar shumë nga euro."
Gjermania do të angazhohet edhe që përsa i përket aftësisë për konkurencë të shteteve, shtetet në Evropë të afrohen me njëra-tjetrën.Kancelarja federale theksoi në mbyllje të vizitës së saj në Singapor marrëdhëniet e ngushta dhe të mira ekonomike midis Singaporit dhe Gjermanisë. Sido që të jetë, janë 1200 firma gjermane që kanë filiale e qendra në Singapor. Ajo e lëvdoi komunitetin aziatik të shteteve ASEAN. Anëtarit themelues të ASEAN-it, Singaporit, ajo i kërkoi që të angazhohet për respektimin e të drejtave të njeriut në Birmani:

"Sepse angazhimi për të drejtat e njeriut, për liri dhe demokraci - ky është jo vetëm një detyrim rajonal, por edhe global. Dhe Singapori është edhe në këtë drejtim partner me vlerë për ne" - tha kancelarja Merkel.

Birmania tani do të marrë sipas radhës kryesinë e ASEAN-it. Në këtë vend vërtet që u zhvilluan zgjedhje, por në pushtet atje mbeti junta ushtarake, e cila ishte edhe më parë në pushtet. Edhe kufizimi i lirisë së mendimit në Singapor ishte temë e takimit të kancelares gjermane Angela Merkel në takimin e saj me kryeministrin Lee Hsien Long. Para pak ditësh, një autor britanik u dënua në Singapor me një arrest gjashtëjavor. Atë e dënuan, sepse pati kritikuar në një libër drejtësinë e Singaporit dhe veçanërisht dënimin me vdekje.

Views: 421 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player