Kryesore » 2011 » Gusht » 5 » METE, thirrje CEZ-it për të rilidhur energjinë në ndërmarrjet e ujësjellësve
1:51 PM
METE, thirrje CEZ-it për të rilidhur energjinë në ndërmarrjet e ujësjellësve
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka reaguar sot ndaj vendimit të kompanisë CEZ për të ndërprerë energjinë elektrike dhe ndaj subjekteve ‘VIP’ për shkak të mospagesës. Në një deklaratë për shtyp, METE i ka bërë thirrje kompanisë CEZ-it të rilidhë menjëherë energjinë në ndërmarrjet e ujësjellësve."Këto veprime nuk i shërbejnë aspak zgjidhjes së problemit të detyrimeve financiare të CEZ-it”, thuhet në deklaratën për shtyp të METE.Sipas Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, është i paparanueshëm çdo mekanizëm presioni për arkëtimet e borxheve ndaj Ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizimeve, borxhe të cilat kanë ardhur si pasojë e menaxhimit të keq të CEZ-it në aspektin e mbledhjes së të ardhurave.METE thekson se në bashkëpunim me institucionet e tjera, ka marrë të gjitha masat e duhura ligjore për shlyerjen në kohë të detyrime të ujësjellës-kanalizimeve ndaj CEZ, por njëkohësisht kërkon impenjim serioz nga drejtuesit e kësaj kompanie për shlyerjen e detyrimeve disa herë më të mëdha që vetë ajo ka ndaj KESH-it dhe OST-së. 
Views: 408 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player