Kryesore » 2012 » prill » 25 » Miliona euro për termocentralin Kosova A
10:28 AM
Miliona euro për termocentralin Kosova A
Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës tash e disa javë ka marrë vendim që blloku A-2 i termocentralit "Kosova A” të rikthehet në punë pas një periudhe pushimi prej 10 vjetësh. Vendimi, sipas zëdhënësit të kësaj korporate, Viktor Buzhalës, është marrë një muaj më parë. E për të gjitha detajet tjera që kanë të bëjnë me riaktivizimin e këtij blloku do të mbahet një konferencë për media pikërisht në hapësirat e këtij blloku.KEK-u aktualisht ka në sistem tre nga pesë blloqet e TC "Kosova A”, përkatësisht njësitë A-3, A-4 dhe A-5. Njësia A-1 nuk ka punuar pas lufte, ndërsa njësia A-2 është ndalur para 10 vjetësh.

"Riaktivizimi i njësisë A-2 do të ulë në masë të madhe nevojën për import të energjisë elektrike, duke kursyer dhjetëra milionë euro në vit”, thuhet në njoftimin që KEK-u e ka lëshuar si njoftim për media.

"Riaktivizimi i njësisë A-2 do të rrisë kapacitetet e gatshme për prodhim të energjisë elektrike në 1000 megavat-orë. Riaktivizimi i saj do të bëhet në përputhje të plotë me normat e emisionit të BE-së, njëjtë si po veprohet edhe në elektrofiltrat e tri njësive aktive të këtij termocentrali”, thuhet tutje në njoftimin e KEK-ut.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur se ajo po e mbështet Kosovën në përmbushjen e obligimeve të veta dhe në zbatimin e standardeve të Bashkimit Evropian, të cilat janë pjesë e Traktatit të Bashkësisë së Energjisë, të cilat duhet të zbatohen edhe në Kosovë. E një nga standardet që Kosova duhet të zbatojë është edhe mbyllja e "Kosovës A”, e cila sipas Zyrës së BE-së "ka marrë seriozisht zotimin për ta mbyllur "Kosovën A” deri më 2017”.

"Duke ditur shumat financiare që KEK-u shpenzon në import të energjisë për çdo vit, është e arsyeshme që të zbatohet një plan për rritjen e kapacitetit gjenerues vendor, siç është riaktivizimi i bllokut A-2”, ka thënë zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala.

Rivitalizimi i bllokut A-2 do t’i kushtonte KEK-ut rreth 100 milionë euro. Rivitalizimi nënkupton që emisioni i CO2 të jetë brenda kufijve të lejuar nga BE-ja. Planifikohet që blloku A-2 të prodhojë afro 150 megavat për orë
Views: 469 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player