Kryesore » 2011 » Maj » 5 » MTI-ja synon uljen kostove të bizneseve
4:29 PM
MTI-ja synon uljen kostove të bizneseve
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, (MTI) Mimoza Kusari Lila ka takuar të enjten përfaqësuesit e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), të Bankës Botërore.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila , tha se ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka targetuar një serë problematikash që janë pengesë për mbarëvajtjen e bizneseve në vendin tonë.
"Ulja e kostove të bizneseve, me qëllim që të bëhet plotësim dhe shtim i ligjeve për lehtësimin e licencave të bizneseve, liberalizim i sektorit të derivative si dhe synohet që në të ardhmen të krijohet infrastrukturë për bizneset me prodhim vendorë, siç është ajo e prodhimi të qumështit, janë disa prej prioriteteve”, theksoi Kusari-Lila.

Duke iu referuar raportit të Bankës Botërore "Doing Business”, ku Kosova është e pozicionuar e 119-ta.

Përfaqësuesit e IFC-së, treguan gatishmërinë e tyre që t’i ofrojnë ndihmë Qeverisë së Kosovës për të arritur synimet për reforma të shpejta në sferën ekonomike. /Telegrafi/
Views: 686 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player