Kryesore » 2012 » Janar » 28 » Mujota-Olldashi biseduan për projektet infrastrukturore
2:54 AM
Mujota-Olldashi biseduan për projektet infrastrukturore
Ndërsa ka përpjekje linja ajrore Prishtinë – Tiranë që të rikthehet në funksion.Ndërsa, me gjithë planet dhe premtimet, tani për tani, nuk do të ketë investime për ndërtimin e linjës hekurudhore që lidh Kosovën me Shqipërinë. Kështu është thënë të premten, në Prishtinë, nga ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Fehmi Mujota dhe ai i Transporteve dhe Punëve publike të Shqipërisë, Sokol Olldashi.
Të dy ministrat kanë biseduar edhe për një varg çështjesh që kanë të bëjnë me hapësirën e lartë ajrore, e cila, aktualisht është kompetencë e NATO-së.Sa i përket rikthimit të vijës ajrore Prishtinë – Tiranë që llogaritet të jetë ndërprerë për shkak të konkurrencës që i ka bërë autostrada, ministrat kanë vendosur të gjejnë modalitete dhe lehtësira që sërish në kuptimin ekonomik ta bëjmë më të arsyeshme këtë linjë ajrore.Ministri Mujota, ka bërë të ditur se me gjithë përpjekjet dhe lehtësirat, kjo do t’i mbetet tregut të vendosë."Aq më mirë është të rikthehet kjo vijë ajrore. Ne tani biseduam edhe për disa detaje të lehtësimeve që do të vendosim si Qeveri e Kosovë në raport me atë në Tiranë dhe besojë se ekipet profesionale teknike do të gjejnë këtë mënyrë, por ne mendojmë se ka një rëndësi edhe simbolike edhe të interesit tjetër që vija ajrore Prishtinë- Tiranë të ekzistojë”, ka thënë ai.
Ministrat e të dyja vendeve nuk kanë lënë asnjë alternativë transporti që lidh këto dy vende pa e diskutuar. Por, kur është përmendur linja hekurudhore, ministri Olldashi ka deklaruar se nuk është koha të shpenzohet për të.
Linja hekurudhore mes këtyre dy shteteve ka qenë edhe premtim i përbashkët i kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij të Shqipërisë, Sali Berisha.
"Ne po punojmë edhe për fizibilitetin e një linje hekurudhore që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën. Sigurisht që është një vepër infrastrukturore që do të kërkojë mobilizime të mëdha financiare dhe të jemi realist se nuk është periudha më optimale për të menduar për shpenzime kolosale siç e do linja e tillë hekurudhore por kjo nuk na pengon ne që të ecim hap pas hapi. Të ecim në atë drejtim duke filluar me studimin e fizibilitetit, më pas me projektimin e linjës hekurudhore për të kaluar në një të ardhme, shpresojë jo të largët, të realizimit faktik të një vepre të tillë”, ka thënë ai.
Sa i përket Portit të Shëngjinit, që të dy Qeveritë ka kohë që janë pajtuar që të jetë nën menaxhimin e autoriteteve të Kosovës. Ministrat janë deklaruar se nuk mund t’i detyrojmë transportuesit e Kosovës që ta shikojnë si një alternativë këtë port, siç e shikojnë tani alternativë portin e Durrësit.
Views: 439 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player