Kryesore » 2012 » Nëntor » 20 » Ndahet në dy pjesë tenderi për interkonjeksionin
10:16 AM
Ndahet në dy pjesë tenderi për interkonjeksionin
Arben Ibroja, drejtor i OST-së në Shqipëri përmes një letre ka kërkuar nga banka gjermane KfW, Ministria e Financave e Shqipërisë dhe KOSTT-it në Kosovë, anulimin e procedurave tenderuese për lotin I të linjës së interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri.
Në letrën e drejtorit Ibroja që e ka siguruar gazeta "Zëri” thuhet se OST-ja vlerëson lart bashkëpunimin mes OST-së dhe bankës gjermane Kfw, si një mbështetës i fuqishëm në
Përmirësimin e sistemit financiar energjetik shqiptar.Në letër më tej thuhet se Kfw ka qenë dhe vazhdon të jetë partner i shkëlqyer i OST-së në Shqipëri."OST-ja shpreh keqardhje lidhur me bllokimin e situatës së shprehur në procesin e prokurimit të linjës 400 kilovolt. OST siguron opinionin se këshilltari nuk duhet që t’i bëjë me dije ofertuesit për negociatat pa marrë pëlqimin paraprak të OST-së lidhur me këtë çështje, për shkak se një gjë e tillë përfshin ndërhyrjen në procedurat e kontratës të nënshkruar mes OST-së dhe KOSTT-it. OST i bën me dije opinionit se ofertat e ofertuara nga kompanitë e para të ranguar për Lotin 1 dhe 2, do të kalojë shumën e mjeteve për financimin të këtij projekti”, thuhet në letrën e drejtorit Ibroja.

Më tej ai ka sqaruar se kërkesa për anulimin e tenderit të kaluar është në përputhje me pikën 2.35 të udhëzimeve të prokurimit Kfw, siç e kemi shprehur edhe në letrën 1491.

Ai ka thënë se OST-ja konsideron këtë projekt si shumë të rëndësishëm dhe thelbësor për vendin dhe shpreh angazhim maksimal, për të arritur një zbatim të suksesshëm për këtë projekt.

"OST shpreh miratimin për të ndarë procesin e mundshëm të ri të prokurimit për Lot 1 në dy pjesë, me një kontratë të veçantë për furnizimet në Shqipëri dhe një kontratë të veçantë për furnizimet dhe punimet në Kosovë. Ne e kuptojmë këtë, është një proces i ndarë i vlerësimit për secilën pjesë, dhe fituesit mund të jenë të ndryshëm në fund.

Ne jemi të përkushtuar për të drejtuar një proces potencial ri të prokurimit, duke ruajtur të njëjtat standarde të larta teknike aplikuar në procesin e prokurimit të kaluar”, thuhet më letër.

Ibroja më tej ka thënë se kompania konsulente do të kërkohet që të ofrojë shërbime të çastit ndihmë për OST-në, në mënyrë që të hartojë vlerësimin e kritereve kualifikuese, gjithmonë në përputhje me standardet e prokurimit Kfw.

Ai më tej ka thënë se OST-ja rikonfirmon angazhimin e saj në rolin e projektit të agjencisë zbatuese.

Sipas tij, pala shqiptare do të pranojë rezultatet që do të dalin nga procesi i prokurimit dhe pas komunikimit me Ministrinë e Financave, OST mund t’ju informoj se Ministria shqiptare e Financave, në rolin e huamarrësit, nuk mund të marrë pjesë si palë në procesin e mundshme të prokurimit të ri.Sipas tij, ministri i Financave pranon dhe vlerëson bashkëpunimin e ofruar në lidhje me procese të prokurimit të reja deri në pikën e lejuar.
Views: 675 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player