Kryesore » 2012 » Janar » 28 » Ndërrim targash
2:53 AM
Ndërrim targash
Kompanitë kosovare nuk kanë probleme sa i përket dokumenteve të nevojshme doganore që të zhvillojnë eksportin dhe importin me Serbinë dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian, thonë përfaqësues të biznesit dhe afaristë kosovarë.Kjo është mundësuar në kuadër të një strategjie për lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare ku Dogana e Kosovës ka zvogëluar numrin e dokumenteve të cilat duhet të dorëzojnë kompanitë e ndryshme gjatë shkëmbimeve tregtare, thotë Adriatik Stavileci, zëdhënës në këtë institucion.Stavileci tregon dokumentet përcjellëse që nevojiten për eksport dhe import."Numri i dokumenteve gjatë importit nga tetë sa ka qenë, ka rënë në katër dokumente të nevojshme. Kurse, për eksport kërkohen vetëm dy dokumente kryesore, deklarata eksportuese dhe fatura përcjellëse e mallit”, thotë Stavileci.Edhe afaristë kosovarë, pranojnë se dokumentet përcjellëse nuk paraqesin ndonjë problem.Sipas tyre, shqetësues mbetet vendimi i Serbisë, ku maunet kosovare pasi të hyjnë në territorin e këtij shteti detyrohen të ndërrojnë targat nga ato të Republikës së Kosovës në tabela provuese të Serbisë.

Sylejman Konushevci, menaxher i kompanisë për prodhimin e vajit ushqimor, "Inter Company”, thotë se që nga muaji shtator i vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës hoqi masat reciproke ndaj produkteve serbe, kjo kompani eksporton mall në Serbi.

Konushevci tregon procedurat që duhet të zbatojë kompania e tij, gjatë hyrjes së kamionëve në shtetin serb.

"Sa i përket tabelave, ato na i heqin, dhe rregullisht duhet të paguajmë për një muaj tabela provuese. Kështu që maunet tona që eksportojnë duhet çdo herë t’i ndërrojnë tabelat dhe të qarkullohet më tabela provuese. Tabelat për një muaj, vetëm për një maune, kushtojnë 259 euro”, shprehet Konushevci.

Në anën tjetër kompanitë serbe që importojnë produktet e tyre në tregun kosovar, nuk kanë nevojë të ndërrojnë targat e veturave apo mauneve.

Përfaqësues të komunitetit të biznesit, pohojnë se nëse shteti serb nuk ndërmerr masa për largimin e këtij vendimi, autoritetet kosovare duhet t’i përgjigjen në mënyrë reciproke.

Lidhur më këtë, Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit thotë se një gjë e tillë nuk mund të jetë e pranueshme.

"Kjo është e papranueshme, por për një fazë kalimtare, përderisa po zhvillohen negociatat besoj se do të zgjidhet një problem i tillë. Nëse serbët edhe më tutje vazhdojnë të mos pranojnë tabelat RKS, atëherë edhe Kosova duhet të ndërmarrë hapin tjetër, që edhe kosovarët gjatë hyrjes së veturave apo mauneve të aplikojnë tabela provuese”, thekson Shahini.

Sidoqoftë, që nga muajit shtator i vitit të kaluar, po zbatohet marrëveshja për njohje reciproke të vulave, marrëveshje ko që u arrit gjatë bisedimeve të zhvilluara në Bruksel, ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.

Megjithatë, sipas autoriteteve kompetente, fuqia eksportuese e Kosovës mbetet në nivel të ulët karshi importit nga Serbia.
Views: 474 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player