Kryesore » 2011 » Shtator » 11 » Ndërtimi i autostradës Prishtinë – Han i Elezit parashihet me koncesion
11:05 AM
Ndërtimi i autostradës Prishtinë – Han i Elezit parashihet me koncesion
Autostrada që lidh Prishtinën me Shkupin planifikohet të nisë pas një viti dhe, sipas supozimeve të Qeverisë së Kosovës, mund të kryhet në vitin 2015. Autostrada e dytë, sipas dokumenteve qeveritare, planifikohet të ndërtohet përmes koncesionimit, shkruan sot e përditshmja Koha Ditore."Fillimi i ndërtimit të rrugës 6 Prishtinë-Shkup në vlerë prej mbi 600 milionë eurosh, supozohet të fillojë nga tremujori i fundit i vitit 2012, ndërsa projekti në tërësi pritet të përfundojë brenda afatit trevjeçar”, thuhet në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për periudhën 2012-2014, të hartuar nga Ministria e Financave. 
 Ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup dhe finalizimi i autostradës Morinë-Merdar, sipas këtij dokumenti, janë pjesë e Vizionit të Qeverisë së Kosovës për Zhvillim Ekonomik të hartuar në Banjsko të Bullgarisë. 
"Fillimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë – Han i Elezit (R6) për t’u lidhur me Korridorin VIII të Evropës Juglindore me financim nga burimet e tjera alternative (koncesion)”, thuhet në dokumentin e hartuar nga Ministria e Financave për projektin e autostradës së dytë, i cili vlerësohet si prej më të rëndësishmëve të infrastrukturës rrugore.
Views: 393 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player