Kryesore » 2011»Gusht»23 » Në Mramor inaugurohet objekti i ri i “Eurofrutit”
5:12 PM
Në Mramor inaugurohet objekti i ri i “Eurofrutit”
Inaugurohet objekti i ri i kompanisë "Eurofruti” në fshatin Mramor të
komunës së Prishtinës. Kompania "Eurofruti”, e cila merret me
grumbullimin e kërpudhave malore dhe bimëve të imëta, me ndihmën e
projektit për promovimin e hortikulturës në Kosovë të organizatës
Intercooperation, ka finalizuar ndërtimin e objektit të saj të ri
punues.Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, tha se kjo
kompani kishte nevojë imediate për zgjerimin e kapaciteteve të saj për
të pranuar më shumë produkte të grumbulluara malore, ngase nënsektori i
pemëve të imta dhe ai i frutave malore janë nënsektore që ne kemi
përparësi konkurruese krahasuar me regjionin. "Duke parë mundësitë dhe
kapacitetet e vendeve të tjera, nga hulumtimet e bëra shohim se me disa
nga produktet që hyjnë në kuadër të këtyre nënsektorëve mund të jemi
shumë më konkurrues në tregjet e regjionit. Ne sivjet kemi përkrahur për
herë të parë nënsektorin e pemëve të imëta, por nga viti i ardhshëm do
të kemi buxhet shumë më të madh dhe do t’i përkrahim në masë më të madhe
projektet investive në ngritjen e plantacioneve të reja”, tha ministri
Stavileci.Ndërsa, pronari i kompanisë "Eurofruti”, Bejtush
Gashi, tha se ky sektor ka potencial të lartë për zhvillim dhe me
adaptimin e standardeve të BE-së dhe furnizimin me pajisje të nevojshme
për përpunim, mund të jetë një ndër sektorët kryesor eksportues. "Ky
sektor ka kapacitete të larta për eksport dhe me rritjen e kapaciteteve
për pranimin, ftohjen, ngrirjen dhe ruajtjen e produkteve për shitje dhe
përpunim në rreth 500 tonelata, planifikojmë që ta rrisim edhe sasinë e
mallrave eksportuese”, tha Gashi, duke shtuar se finalizimi i këtij
projekti, në aspektin e punësimit do t’i gjeneroj edhe 12 vende të reja
pune me orar të plotë, si dhe rreth 50 vende pune sezonale në
grumbullimin dhe procesimin e pemëve të imëta dhe produkteve malore
jodrunore.Kompania "Eurofruti”, përveçse që eksporton në tregjet
regjionale, eksporton edhe në shtetin e Italisë, Austrisë, Gjermanisë
dhe Holandës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus