Kryesore » 2012 » Dhjetor » 3 » Në prill 2013 rryma shtrenjtohet 10%
3:57 PM
Në prill 2013 rryma shtrenjtohet 10%
Nga një prilli i vitit që vjen, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka paraparë që ta ngritë çmimin e energjisë elektrike për 10 për qind, pavarësisht se vetëm pak muaj më parë tarifat e energjisë janë rritur për 8.9 për qind.Tarifat e reja me rritje Korporata Energjetike e Kosovës ka paraparë t’i aplikojnë nga një prilli i vitit që vjen, pakë ditë para se kompania turke "Limak” ta marrë në menaxhim distribucionin, të cilin e ka privatizuar për 26.3 milionë euro.Në buxhetin e vitit 2013 të kësaj kompanie, të cilin e ka siguruar gazeta "Zëri”, shihet se të hyrat e KEK-ut gjatë vitit që vjen do të jenë 285 milionë euro.
Për vitin 2013, planifikimi i inkasimit është përgatitur duke marrë si bazë realizimin gjatë vitit 2012, si dhe planeve aksionale të parapara për vitin e ardhshëm.

Në këtë parashikim KEK-u ka futur edhe 13.8 milionë euro të hyra nga eksporti i energjisë, të hyra nga KOSTT-i 4.85 milionë euro, si dhe të hyra tjera nga qiradhënia 4.56 milionë euro.

"Ky skenar është bazuar në vendimin e Kuvendit të Kosovës, për rritjen e tarifës së rentës në thëngjill prej 3 euro për tonë të prodhuar. Ky vendim zbatohet prej janarit të vitit 2013, me reflektim në rritjen e tarifave të energjisë në shumën prej 10 për qind nga muaji prill 2013”, thuhet në buxhetin e miratuar të KEK-ut.

Nga ana tjetër, zyrtarë të KEK-ut nuk duan të flasin për tarifat e reja që do të aplikohen nga një prilli i vitit 2013. Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala thotë se KEK-u nuk mund të spekulojë në këtë drejtim.

Gjatë vitit 2013 për paga të punëtoreve KEK-u do të shpenzojë 53,8 milionë euro, për sigurime shëndetësore 2,5 milionë euro, import të energjisë 50 milionë euro, mirëmbajtje 29,6 milionë euro, materiale dhe furnizime operuese 20,9 milionë euro, tarifa e KOSTT-it 20,9 milionë euro, renta e thëngjillit 25 milionë euro, shpenzime të ZRRE-së 878 mijë euro, sigurimi 2,5 milionë euro, obligime bankare e ligjore 1,2 milionë euro, kthim i huas Qeverisë së Kosovës 6 milionë euro, si dhe 4.1 milionë euro për shpenzime administrative.

Ndërkaq për investime kapitale në mihje do të shpenzohen 12.2 milionë euro, termocentralin "Kosova A” 25 milionë euro, termocentralin "Kosova B” 10.9 milionë euro, si dhe rrjet 5.6 milionë euro.
Views: 680 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player