Kryesore » 2012 » Dhjetor » 4 » Një delegacion BB –së në BQK
1:48 PM
Një delegacion BB –së në BQK
Guvernatori Gani Gërguri ka pritur sot në takim një delegacion të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) pjesë e Grupit të Bankës Botërore, të udhëhequr nga z.Tomasz Telma, Drejtor i departamentit për Evropë dhe Azi Qendrore.Me këtë rast, krahas njoftimit të mysafirëve me ecuritë aktuale ekonomike e financiare në Kosovë, guvernatori Gërguri ka falënderuar IFC-në për kontributin e tyre dhënë zhvillimit të sektorit financiar të vendit tonë që nga dita e parë e themelimit të këtij sektori si dhe për projektet aktuale që IFC është duke i zhvilluar në fushën e mikrofinancave, atë të tregut bankar dhe të qeverisjes korporative. Njëkohësisht, z.Telma, ka ritheksuar gatishmërinë e IFC-së për fuqizim të partneritetit me Kosovën edhe në sektorë tjerë të ekonomisë si agrobiznesi, infrastruktura, përmirësimi i ambientit për biznes, energjia e ripërtritshme dhe sektorë tjerë që kanë synim të përbashkët avancimin e mëtejmë të sektorit privat të ekonomisë së vendit tonë.
Views: 603 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player