Kryesore » 2012 » prill » 16 » Nuk shtohen të mbjellat pranverore, shkak kostoja e lartë
3:00 PM
Nuk shtohen të mbjellat pranverore, shkak kostoja e lartë
Që në fillimi të sezonit për mbjelljet pranverore,bujqit po përballem me shumë vështirësi. Ndër to janë edhe çmimet e larta të karburanteve, farërave dhe plehrave, që sipas bujqve pamundësojnë shtimin e sipërfaqeve të reja me kultura pranverore.Kostoja e lartë e punimit të tokës, ka bërë që disa nga fermerët kosovarë të mos shtojnë më shumë sipërfaqet me të mbjella pranverore, se sa ato që i kishin gjatë vitit paraprak. Halim Rrustemi nga fshati Babaj i Bokës në komunën e Gjakovës këtë vit planifikon të mbjellë rreth 5 hektarë me misër të bardhë, i cili mund të përdoret edhe për ushqim. Mirëpo, ai thotë se mos përkrahja e fermerëve në mënyrë të drejtpërdrejtë, ua pamundëson bujqve veprimtarinë e tyre.

Nga kjo komunë, disa prej bujqve marrin sipërfaqe në shfrytëzim edhe me qira. Hysen Sylaj, nga fshati Rrypaj, i tha Radio Kosovës se nuk ia vlen barra qiranë kur kihet parasysh shpenzimet e larta që duhet të investohen në bujqësi. Ai e sheh buqjësinë si mënyrë të vetme për të mbijetuar tash për tash.

Ndërkaq, sa i përket përdorimit të imputeve bujqësore që importohen nga Serbia, Halim Rrustemi thotë se rreth 80% e bujqve nuk i përdorin farërat dhe plehrat serbe. Ndonëse, sipas tij, mbrojtja e produkteve vendore do ta çonte bujqësinë përpara.

Ndryshe, për herë të parë, këtë vit, Ministria e Bujqësisë do t`i subvencionojë mbjelljet pranverore. Zyrtarë të kësaj ministrie kanë deklaruar se janë të përkushtuar që ta zhvillojnë bujqësinë, duke e konsideruar si një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit.
Views: 465 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player