Kryesore » 2012 » Mars » 30 » Oda Ekonomike: Mbishkrimi Kosovo/UNMIK, i papranueshëm
1:39 PM
Oda Ekonomike: Mbishkrimi Kosovo/UNMIK, i papranueshëm
Prishtinë – Importi me mbishkrimin "Kosovo/UNMIK” është i papranueshëm, deklaron Oda Ekonomike e Kosovës. Bëhet e ditur se kohët e fundit, Doganat e Kosovës dhe institucionet e tjera të Republikës së Kosovës janë duke raportuar importin e një lloji të caktuar të produkteve nga Serbia, në ambalazhin e të cilave shënimi për vendin e destinacionit dhe përfaqësimit bëhet me "Kosovo/ UNMIK”.
"Importi i produkteve, të cilat përmbajnë këtë mbishkrim, është i papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi të Rpublikës së Kosovës. Prandaj, apelojmë te të gjithë përfaqësuesit kosovarë të kompanive serbe që importojnë nga Serbia të mos pranojnë veprime të tilla të kundërligjshme në rastet e importit të produkteve me ambalazhin ‘Kosovo / UNMIK’ . Praktika të tilla janë kundër interesave të bizneseve dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe kundër promovimit të vlerave të shtetësisë kosovare në këto momente mjaftë sfiduese me të cilat po ballafaqohet vendi ynë”, thuhet në komunikatën e Odës Ekonomike të Kosovës.Po ashtu, Oda Ekonomike bën të ditur se nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) është informuar se ata do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar këto praktika të importit."Brenda muajit prill 2012, MTI do të fillojë me inspektimin e këtyre produkteve të importuara. Nëse veprimet e këtyre importuesve mbesin të njejta, MTI do të ndërmarrë masa për konfiskimin e të gjitha produkteve me ambalazhim ‘Kosovo / UNMIK’ sipas procedurave të parapara ligjore”, përfundon komunikata e Odës Ekonomike të Kosovës.
Views: 457 | Added by: ksdardania | Rating: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player