Shefi i Opel-it, Karl Friedrich Stracke ka hedhur poshtë si të pavërteta njoftimet për shitjen e mundshme të prodhuesit të automobilave. Thashethemet janë spekulime, i shkruan ai bashkëpunëtorëve përmes postës elektronike. Stracke do të mbajë sot në Ruzelhajm një fjalim para punonjësve. Revista "Der Spiegel" dhe "Auto-Bild" kanë njoftuar se koncerni mëmë i Opel-it, General Motors është duke menduar sërish për shitjen e Opel-it. Për menaxherët e Detroitit, rehabilitimi nuk është duke u bërë aq shpejt sa duhet. Ndërkohë Opel është duke marrë sërish vendin që ka patur në treg, nëpërmjet modeleve të reja. GM nuk i ka konfirmuar njoftimet, por as i ka hedhur poshtë. Një zëdhënës i firmës, tha se spekulimet e medieve nuk komentohen. Si blerës të mundshëm janë përmendur investitorët kinezë dhe konkurenti, Volkswagen
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus