Kryesore » 2012 » Korrik » 2 » Operatorët e telefonisë mobile humbën 58 mijë konsumatorë
4:18 PM
Operatorët e telefonisë mobile humbën 58 mijë konsumatorë
Operatorët e telefonisë mobile nuk kaluan mirë në biznesin e tyre gjatë vitit e kaluar. Ata kanë humbur të paktën 58 mijë konsumatorë. Këto të dhëna janë publikuar së fundi nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit. Pos humbjes së klientëve, operatorët mobilë kanë filluar të pësojnë rënie në të hyrat e tyre. Përdorimi i telefonisë mobile në fund të vitit të kaluar ka shënuar një rënie të ndjeshme. "Nëse marrim si bazë numrin e përdoruesve të tremujorit të vitit 2011 dhe e krahasojmë me numrin e përdoruesve në tremujorin e katërt të vitit 2011, shihet se ka shënuar një rënie prej rreth 2.73 për qind, duke zvogëluar kështu numrin e përgjithshëm në rreth 1.48 milionë përdorues. Operatorët mobilë kanë raportuar se gjatë tremujorit të katërt të vitit 2011 kanë 41,498 përdorues më pak se në tremujorin paraprak, ndërsa ka një rritje prej 1.87 për qind ose 27,197 përdorues më shumë se në tremujorin e fundit të vitit 2010”, thuhet në raportin e ART-së
Views: 437 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player