Kryesore » 2012 » Gusht » 8 » Paratë e taksës ekologjike s'dihet ku përdorën
2:05 PM
Paratë e taksës ekologjike s'dihet ku përdorën
Një muaj pasi ka hyrë në fuqi pagesa për taksën ekologjike, këto mjete ende nuk dihet se ku do të përfundojnë, meqë nuk ka një fond të veçantë për destinim. Në Ligjin për Taksën Rrugore dhe Ekologjike të Automjeteve, i miratuar në maj të këtij viti, në legjislativin e vendit theksohet se mjetet e këtyre taksave do të deponohen në buxhetin e shtetit. Pavarësisht asaj që thuhet në ligj, ministri i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, i beson një marrëveshjeje të pashkruar me Ministrinë e Financave, sipas të cilës në fund të vitit mjetet e vjela nga kjo taksë do të alokohen në një fond që do të shfrytëzohet për investime në ambient. Por, në Ministrinë e Financave nuk thonë ta kenë arritur ndonjë marrëveshje të tillë. Menderes Ibra nga kjo ministri thotë se nuk do të ketë fond të veçantë për asnjë dikaster ministror, pavarësisht të hyrave nga taksat e caktuara. Ndërsa, opozita dhe njohësit e mjedisit thonë se duhet të krijohet një fond i veçantë nga kjo taksë, në mënyrë që të investohet në ambient, edhe ashtu shumë të dëmtuar të Kosovës. Nga 1 korriku i këtij viti çdo qytetar që regjistron automjetin paguan taksën ekologjike.
Views: 687 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player