Kryesore » 2012 » Gusht » 8 » Për rrymën e pafaturuar të veriut KEK-u penalizon paguesit e rregullt
11:45 AM
Për rrymën e pafaturuar të veriut KEK-u penalizon paguesit e rregullt
Energjia elektrike do të ishte më e lirë për rreth 7 për qind, nëse Korporata Energjetike e Kosovës do të kishte qasje në pjesën veriore të Kosovës. Kjo korporatë tash e 12 vjet e furnizon me energji elektrike pjesën veriore të Kosovës, por asnjëherë nuk ka arritur që atë energji që e distribuon atje ta faturojë, e aq më pak që t’i inkasojë borxhet. Madje nuk ka as borxhlinj individualë, por borxhi llogaritet duke kalkuluar energjinë që dërgohet në atë pjesë përmes daljeve 10 kilovoltëshe. Kjo rrymë që dërgohet në pjesën veriore të Kosovës, atje ku as Qeveria nuk ka qasje, e paguajnë pikërisht qytetarët e tjerë të Kosovës.Koston e humbjeve komerciale e bart konsumatori, pasi Zyra e Rregullatorit dhe KEK-u e kalkulojnë këtë humbje në tarifat e energjisë elektrike.Drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, ka thënë se humbjet që KEK-u ka nga furnizimi me energji elektrike të kësaj pjese arrin deri në 1.2 milionë euro.
Views: 571 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player