Kryesore » 2011 » Qershor » 2 » Përfundon kontesti gjyqësor mes EVN-së dhe Qeverisë
7:07 PM
Përfundon kontesti gjyqësor mes EVN-së dhe Qeverisë
EVN AG dhe Qeveria tërhoqën paditë e tyre në gjykatat ndërkombëtare arbitrare në Uashington dhe Londër, duke u dhënë fund çështjeve të hapura që kishin dy palët mes veti. Sipas zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski dhe përfaqësuesit të EVN AG Austri Ginter Ofner, kjo vjen si rezultat i zgjidhjes së kontestit mes EVN-së dhe ELEM-it.
‘Duke pasur oparasysh se të gjitha çështjet e hapura mes EVN-së dhe Qeverisë u mbyllën me sukses, u krijuan kushte për tërheqjen e padive nga ana e EVN-së kundër Maqedonisë. Palët u pajtuan që EVN AG t’i tërheq paditë e saja kundër Maqedonisë para arbitrazhit në Paris dhe Uashington me çka kjo lëndë tanimë është e mbyllur’, ka deklaruar zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski.
Përfaqësuesi i EVN AG Ginter Ofner theksoi se me zgjidhjen e kësaj çështjeje të gjitha palët kanë ‘win-win’ situatë në të cilën të gjithë janë fitimtarë. Sipas tij kjo situatë fituese për të gjithë do të sjellë shërbime dhe investime më cilësore për qytetarët e vendit.
‘Me këtë marrëveshje për mbylljen e të gjitha proceseve në gjykatat arbitrare, mund të themi se të gjitha çështjet e hapura midis palëve janë zgjidhur në interes të konsumatorëve duke krijuar një bazë konstruktive për bashkëpunim të mëtejshëm dhe investime. Kjo win-win situatë në të cilën të gjithë fitojnë si qëllim përfundimtar ka sigurimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët’, ka theksuar Ginter Ofner përfaqësues i EVN AG.
Me qëllim të mbrojtjes së imazhit të kompanisë, EVN AG me 8 maj të vitit 2009 ishte detyruar të padiste Maqedoninë në gjykatën e arbitrazhit në Uashington. Ndërsa problemet EVN-Qeveri filluan në momentin kur kompania shtetërore energjetike ELEM nga EVN kërkoi rreth 200 milion euro si borxhe, të cilat austriakët i kishin ndaj tyre, nga faturat e papaguara para privatizimit të kompanisë.
Views: 464 | Added by: ksdardania | Rating: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player