Kryesore » 2012 » Qershor » 23 » Përgatitjet e fundit për fushatën e korrje-shirjeve
1:14 PM
Përgatitjet e fundit për fushatën e korrje-shirjeve
Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë të ditur se tashmë janë në fazën e fundit të përgatitjeve për fushatën e korrje-shirjeve. Zyrtarë të kësaj Ministrie kanë potencuar se shumica e komunave i kanë dërguar të dhënat për gjendjen teknike të autokombajnave dhe numrin e tyre.Drejtoritë komunale i kanë evidentuar shumicën e autokombajnave që do të përfshihen në fushatën e korrje shirjeve. Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj, i tha Radio Kosovës se deri më tash kanë arritur raporte nga 30 komuna dhe sipas të dhënave fillestare do të përfshihen 1 mijë e 492 autokombajna. Mirëpo, Behramaj shton se ende nuk janë kompletuar të dhënat nga komunat e Prizrenit, Ranilluku dhe Parteshit.
"Këto ditë do të kompletohen në tërësi të dhënat dhe javën e ardhshme planifikojmë të mbajmë takim me drejtoritë komunale për bujqësi dhe me të gjitha palët që do të përfshihen në fushatën e sivjetme. Pas takimit ne do të formojmë edhe komisionet qendrore për ta monitoruar fushatën e korrje-shirjeve”, thotë Behramaj.

Sipas Behramajt, Ministria e Financave, ka filluar ekzekutimin e pagesave direkte për sipërfaqet e mbjella me grurë me nga 100 euro për hektar.

"Përfitues janë gjithsej 8 mijë e 664 fermer. Ndërsa, të refuzuar për shkak të deklarimit të rrejshëm të sipërfaqeve të mbjella dhe kontesteve të ndryshme, janë gjithsej 916 fermerë. Mirëpo, për shkak të adresimit të ankesave të tyre, në proces të kontrollit janë ende edhe 118 fermerë”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, vlera e përgjithshme e subvencioneve për sipërfaqet e mbjella me grurë është 3 milionë e 663 mijë e 713 euro. Ndërkohë, sipërfaqe të mbjella me grurë, gjatë këtij viti, janë 83 mijë e 85 hektarë.
Views: 506 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player