Kryesore » 2011 » Maj » 19 » Prapë me premtime për pjesën e mbetur të pagave
12:21 PM
Prapë me premtime për pjesën e mbetur të pagave
Vendimi për mosdhënie të pjesës së mbetur të pagave të muajit janar dhe shkurt do të rishqyrtohet. Ky është premtimi i sërishëm i Qeverisë. Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, pas mbledhjes së Qeverisë, nuk mori guximin të premtojë nëse do të jepen rrogat e plota të dy muajve të parë të këtij viti në përputhje me vendimin e Qeverisë. Ai tha se kjo e drejtë është e dikujt tjetër.
”Qeveria do ta shqyrtojë këtë çështje, do t’i shohë mundësitë dhe do të dalë me qëndrimin e vet”, tha Kuçi.
Ai tha se do të shqyrtohen edhe mundësitë e dhënies së pjesës së mbetur të pagës, por nuk premtoi se do të gjenden mundësitë për dhënien e pjesës që u takojnë punëtorëve të atakuar nga vendimi për rritje pagash.
"Unë thashë se do t’i shqyrtojë edhe mundësitë. Unë nuk thashë se nuk duhet t’i marrin pagat. Qeveria do të dalë me vendim adekuat. Qeveria e ka mbajtur fjalën e vet për rritje të pagave dhe besoj tanimë punëtorët dhe familjet e tyre i gëzojnë ato paga”, tha Kuçi.
Ai tha se vullneti ka ekzistuar për dhënien e pjesë së mbetur, por që mundësitë nuk kanë qenë.
"Unë nuk kam informacionet për çështjet buxhetore se si do të shkojnë ato, por po e theksoj se Qeveria e ka marrë vendimin më të drejtë të mundur, më të vështirë të mundur në këtë situatë. Besoj të gjithë jemi të vetëdijshëm dhe mendoj se është çështje e implementimit që të shikohen edhe mundësitë, por vullneti ka ekzistuar”, theksoi zëvendëskryeministri.
I pyetur nëse do të arrihet që vendimi të merret para muajit qershor dhe punëtorët t’i marrin rrogat e këtij muaji së bashku me pjesën tjetër, Kuçi nuk deshi të japë premtim.
"Nuk jap premtime që nuk janë në dorën time. Atë që e jap premtim unë, e që është në dorën time, unë e realizoj. Sot nuk mund ta jap ndonjë premtim se nuk i di zhvillimet buxhetore”, u shpreh Kuçi.
Në fillim të javës, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka paralajmëruar punëtorët e sektorit publik, të cilët nuk i kanë marrë pagat e muajit janar dhe shkurt, por vetëm paradhëniet, se nuk pritet që t’i marrin ato me rritje. Sindikalistët kanë filluar revoltën e tyre duke u kërcënuar me bojkot të punës nëse nuk i marrin pjesët e mbetura të dy rrogave të para të vitit/KOha/
Views: 534 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player