Kryesore » 2011 » Qershor » 2 » Privatizimi i HEC-eve, miratohet drafti, debate në komision
11:46 PM
Privatizimi i HEC-eve, miratohet drafti, debate në komision
Me votat pro të deputetëve të maxhorancës është miratuar projektligji që i hap rrugë privatizimit të pesë hidrocentraleve shtetërore. Propozimi më i fundit i Ministrisë së Ekonomisë kërkon që hidrocentralet e Ulzës, Shkopetit, Lanabregasit dhe dy të të tjerë që gjenden mbi lumin Bistricë të privatizohen.
"Privatizimi është në tërësinë e reformave në sektorin e energjisë, liberalizim të tregut, rritjes së konkurrrencës në këtë të fundit”-tha Agim Bregasi, përfaqësues i METE.

Edhe pse nuk mori pjesë në votim, deputeti socialist Andis Harasani, i cili ka qenë kreu i KESH ka ngritur dyshime mbi këtë propozim të qeverisë.

"Nuk fillon liberalizimi me shitjen e aseteve, por me respektimin e rregullave të lojës, ndjekjen e kontratës koncesionare. Kam frikë se do ndodhë ajo që ndodhi me CEZ-in, që tani nuk i kërkon askush llogari për repektimin e kontratës. Nuk mund të shkojmë mbrapa, që një kompani që kontrollon shpërndajren të marrë prodhimin”-tha Harasani.

Ligji fillimisht parashikon kalimin në Shoqëri Aksionere të 5 HEC-eve. Më pas, me anë të konsulencave të huaja do të përcaktohet formula e privatizimit. Sipas gjasave do të lihet e hapur dhe mundësia për dhënie me koncesion.
Views: 495 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player