Kryesore » 2011 » Qershor » 13 » Pushimet, Turqia e Spanja me çmime më të favorshme
3:37 PM
Pushimet, Turqia e Spanja me çmime më të favorshme
Greqia nuk është një prej vendeve të preferuara për pushime prej qytetarëve shqiptarë. Edhe pse pritej që për shkak të krizës ky vend të ofronte çmime më të ulta përsëri ofertat e vendeve si Turqia dhe Spanja janë më të favorshme. Griselda Goxhara pranë agjensisë Yldon Travel shprehet se ka pasur kërkesa për në Greqi më tepër për vizita të shkurtra por çmimet dhe ofertat turistike nuk kanë pësuar ulje në krahasim me vite më parë.
Po ashtu edhe Ilda Bushi menaxhere pranë një tjetër agjensie udhëtimesh shprehet se shqiptarët këtë vit kanë përzgjedhur vende si Turqia dhe vazhdojnë të preferojnë paketat ku përfshihen të gjitha shërbimet ndërkohë që në Greqi nuk zbatohet shumë një gjë e tillë.
Me libelarizimin e vizave tashmë shqiptarët kanë më tepër mundësi për të udhëtuar dhe për të vizituar vendet e Europës. Ndërkohë që Greqia mbetet një prej vendeve me të preferuara për faktin se shumë shqiptarë kanë bërë prenotime më tepër për të takuar të afërmit.
Views: 553 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player