Kryesore » 2012 » Janar » 19 » Qeveria do t’i marrë 50 milionë Trustit
9:55 PM
Qeveria do t’i marrë 50 milionë Trustit
Qeveria e Kosovës planifikon t’i marrë Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK) më shumë se 50 milionë euro, duke synuar që sa më shpejt të ndryshojë Ligjin rreth funksionimit të TKPK-së.
Me ligjin aktual, TKPK-ja mund të investojë në Kosovë vetëm 5 për qind të vlerës totale të mjeteve që ka në dispozicion, për të marrë 30 për qind të mjeteve të saj, Qeverisë i duhet të ndryshojë ligjin. Me ligjin e ri Qeveria ka paraparë që 50 milionë të Trustit të investohen në Kosovë për zhvillimin ekonomik të vendit.Ministri i Financave Bedri Hamza tha se Qeveria e Kosovës ka paraparë që të ndryshohet Ligji rreth Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.Ministri Hamza tha se me buxhetin e vitit 2012 Qeveria e Kosovës ka paraparë që rreth 74 milionë euro t’i sigurojë nga huazimet e brendshme, ku pjesa më e madhe sipas tij do të merren nga mjetet e TKPK-së.

"Ne synojmë që nga Trusti për vitin 2012 të marrin 50 milionë euro”, tha ai.

Ministri Hamza thotë se kthimi i 150 milionë eurove të Trustit në Kosovë do të ndihmojnë në masë zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas tij, qindra miliona euro të Trustit edhe më tej vazhdojnë të mbahen jashtë vendit me norma qesharake të interesit.

"Këto mjete jashtëzakonisht shume i nevojiten Kosovës për ta zhvilluar vendin”, tha ai.

Por, në anën tjetër zyrtarë të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës thonë se kanë dëgjuar rreth ndryshimit të ligjit, por sipas tyre deri më tash asgjë konkrete nuk ka në atë drejtim.

Zëdhënësi i TKPK-së Jeton Demi thotë se sipas legjislacionit aktual me të cilin rregullohet funksionimi i Trusti-t, bordi udhëheqës është organi i cili vendos investimin e mjeteve të Trustit.

Sipas tij, me ligjin aktual, investimi në Qeverinë e Kosovës është i mundur vetëm nëse ekziston instrumenti financiar, në këtë rast letrat me vlerë (bonot e thesarit).

Ai tha se për një investim të tillë duhet që Bordi udhëheqës i Trusti-t të japë pëlqimin.

”Bazuar gjithnjë në ligjin aktual, Trusti nuk mund të investojë më shumë se 5 për qind të totalit të mjeteve nën menaxhim në një entitet të vetëm”, ka thënë ai.

Por, në anën tjetër ekspertë të ekonomisë, por edhe përfaqësues të partive opozitare thonë se Qeveria e Kosovës nuk guxon t’i marrë një pjesë të konsiderueshme të mjeteve të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë kursyer nga pagat e tyre çdo muaj.

Paratë janë private

Haki Shatri, ish- ministër i Financave nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë se paratë e Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës janë para të qytetareve të Kosovës dhe sipas tij ato në asnjë mënyrë nuk mund të merren nga Qeveria dhe të futen në buxhetin e shtetit për vitin 2012.

"Kjo qeveri mund ta obligojë bordin e TKPK-së që këta të fundit t’ua japin në menaxhim një pjesë të mjeteve. Kjo qeveri mund t’ua marrë edhe shtëpitë e qytetarëve të Kosovës. Por, ligjërisht nuk ka të drejtë ta bëjë asnjërën”, tha ai. Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk mund t’u garantojë stabilitet parave të Trustit.
Views: 477 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player