Kryesore » 2012 » Mars » 12 » Qeveria gjermane i ndan edhe 27.7 milionë euro për Kosovën
8:32 PM
Qeveria gjermane i ndan edhe 27.7 milionë euro për Kosovën
Qeveria gjermane është zotuar për ndarjen edhe të 27.7 milionë eurove të tjera për Kosovën në fushat e energjetikës, ujërave, ekonomisë dhe arsimit. Kjo u bë e ditur pas mbajtjes së konsultimeve për bashkëpunimin zhvillimor në mes të Kosovës dhe Gjermanisë."Gjatë konsultimeve ndërqeveritare gjermano-kosovare për bashkëpunim ekonomik zhvillimor, të cilat u mbajtën më 12 mars 2012 në Prishtinë, Qeveria gjermane është zotuar për një mbështetje të mëtutjeshme të vendit më të ri në Evropë për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për afrimin e tij me BE-në”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.
Sipas komunikatës, të dy delegacionet u pajtuan për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në fushat e ekonomisë dhe nxitjes së punësimit, arsimit, si dhe energjisë e infrastrukturës së ujërave. 
Për këtë bashkëpunim, Qeveria e Gjermanisë planifikon – me kusht të miratimit përfundimtar të institucioneve relevante qeveritare gjermane – të vë në dispozicion 27.7 milionë euro të tjera për sivjet.Në sektorin e energjisë Gjermania planifikon të mbështes sërish Qeverinë e Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve të rrjetit të transmetimit të energjisë, ashtu që popullsia të mund të përfitojë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të kontribuojë njëkohësisht në integrimin e tregut kosovar në atë evropian.

Mjetet financiare, të cilat ishin zotuar që në vitin 2010 për ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave do të rriten.

"Nëpërmjet kësaj jepet një kontribut i qenësishëm në përmirësimin e qëndrueshëm të kushteve të jetesës së qytetarëve kosovarë”, thuhet komunikatën e Ambasadës.

Po ashtu, me mbështetjen e zhvillimit rural dhe mbështetjen e qendrave kompetente për arsim, në kuadër të arsimit profesional, është planifikuar vazhdimi i projekteve aktuale.

"Për zhvillimin social dhe ekonomik arsimi luan një rol vendimtar. Për këtë është paraparë mbështetja e qëllimeve në vijim në arsimin themelor me mjete shtesë për një fazë të re të projekteve”, thuhet në komunikatë.

Gjermania, pas SHBA-së, është donatori i dytë më i madh bilateral për Kosovën. Që nga fillimi i bashkëpunimit, në vitin 1999, qeveria gjermane është angazhuar me sukses me afërsisht 400 milionë euro për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.
Views: 452 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player