Kryesore » 2011 » Maj » 8 » Qeveria synon të themelojë kompani private për punëkërkuesit
9:55 AM
Qeveria synon të themelojë kompani private për punëkërkuesit
Biznesmeni Behgjet Pacolli në cilësinë e zëvendëskryeministrit të parë do të sponsorizojë së shpejti në Qeveri themelimin e një kompanie private.

Burime të Kohës Ditore kanë bërë të ditur se ai është duke hartuar një projekt që ka për synim identifikimin e të gjithë të papunëve në Kosovë, e në të cilin parashihet rikualifikimi i tyre. Për ta bërë këtë punë në projekt parashihet që Qeveria ta themelojë një kompani private.

"Në koordinim me Zyrën e zëvendëskryeministrit të parë duhet të krijohet një institucion privat i angazhuar për gjetjen në tregun e punës të profesionistëve, zanatçinjve, që kërkohen prej investitorëve të huaj”, thuhet në draftin e projektit të Pacollit, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta.

Po ashtu në draftin e projektin shkruan se në marrëveshje me Ministrinë e Punës, në mbikëqyrjen e zëvendëskryeministrit të parë, të realizohen trajnime profesionale passhkollore, për t’iu përshtatur nevojave të tregut të punës.

Burime të gazetës kanë bërë të ditur se Pacolli tashmë e ka njoftuar kryeministrin Hashim Thaçi dhe gjithë kabinetin qeveritar me projektin që ka. Përgjigje ende nuk i është kthyer, mirëpo pasi të hartohet do të shikohet nga Kabineti i Kryeministrit, i cili do të vendosë nëse do t’i japë leje të dalë në Qeveri për miratim
Views: 683 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player