Kryesore » 2011 » Qershor » 15 » Rebalanc i Buxhetit ?
1:02 PM
Rebalanc i Buxhetit ?
Ish ministri i Financave, Nikolla Popovski, konsideron se për rebalanc të buxhetit ende është herët të flitet pasi që Qeveria e re ende nuk është formuar. Por, zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski informoi se Qeveria po shqyrton mundësinë për rebalanc. Ndërkohë ministri i Financave, Stavreski thotë se nuk ka nevojë për rebalanc të buxhetit
Elirijana ZILBEARI
S’ka nevojë për rebalanc të buxhetit. Kështu deklaroi ministri i Financave, Zoran Stavreski, pasi që dy ditë më parë Zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski informoi se Qeveria po shqyrton mundësinë për rebalanc.
"Arka shtetërore është e mbushur më shumë se sa që kemi pritur. Ashtu që nëse ka ndryshme, do të duhet të caktohet ku të shpërndahet teprica e të ardhurave”, deklaroi Stavreski duke thënë se "buxheti është sjellë në deficitin e përgjithshëm buxhetor pikërisht ashtu siç është parashikuar”.  

Për analistët ekonomik simptomatike deklarata e Peshevskit për rebalancin e mundshëm pas formimit të Qeverisë së re.

"Kot lavdërohet ministri se në buxhetin është shënuar rritje e të ardhurave vendase. Ajo nuk është e vërtetë. Është shënuar ulje e të hollave nga kontributet pensionale dhe shëndetësore, aq më pak të holla janë mbledhur nga TVSH-ja në prill dhe në mars të këtij viti në krahasim me të njëjtit muaj vitin e kaluar, kur ishte periudha e ngecjes në ekonomi”, thotë eksperti ekonomik, Sllobodan Najdovski.

Sipas tij, në prill këtë vit janë mbledhur 57 milionë euro nga TVSH-ja ndërsa të njëjtin muaj vitin e kaluar 64 milionë euro.

Ai tha se në mars të vitit 2011 në arkën e buxhetit janë derdhur 53 milionë euro nga i njëjti tatim, që është për 2 milionë euro më pak se i njëjti muaj vitin e kaluar.

"Ajo do të thotë se bie fitimi i ndërsjellët me kompanitë, furnizimi dhe shitja e prodhimeve që nuk premton rritje ekonomike e mos të flasim për inflacionin i cili dy muaj është 5 për qind”, konsideron Najdovski.

Edhe po të ndodh rebalanci i buxhetit në cilin do muaj të vitit, Najdovski nuk beson se me atë do të bëhen ndryshime të mëdha në shkurtimin e harxhimeve.

"Edhe në qoftë se shkurtohen harxhimet jo produktive e të ngelen ato kapitale, pyetem cilat investime me rëndësi kapitale do të ngelen. Përmendoret, muzetë, skulpturat, përdorimi i të cilave nuk do të sjellë fitim? Të holla të parashikuara për auto rrugë nuk ka, as për hidrocentrale. Që të bëhet ndryshim thelbësor në buxhetin, i cili është vetëm pasqyrim i programit për të cilin është marrë vesh Qeveria e re, duhet qysh nga fillimi të shqyrtohen qëllimet”, sqaron ai. Sipas Najdovskit, kështu sado që të shkurtohen sërish do të harxhohen të holla për punë ndërtimore, të cilat në teorinë ekonomike janë investime kapitale por jo produktive.

Ekspertët vendas theksojnë se me politikë ekonomike të prerë nuk pritet që rebalanci i buxhetit të kontribuojë në rritjen ekonomike të shtetit. Kemi administratë të shtrenjtë, shumë para ndahen për harxhime të panevojshme dhe njëkohësisht jo produktive, mallra dhe shërbime.

"Qeveria e re duhet të krijojë një shikim të ri, mendime të reja se si duhet të duket struktura e ekonomisë së vendit, cilat aktivitete ekonomike duhet të zhvillohen, në cilat qëllime shteti do të investojë. Nuk besoj shumë në fuqinë e rebalancit se për një natë do të ulë rritjen e harxhimeve shtetërore”, vlerëson profesori universitar, Dragan Tevdovski. Ish ministri i Financave, Nikolla Popovski, konsideron se për rebalanc të buxhetit ende është herët të flitet pasi që Qeveria e re ende nuk është formuar.

"Ende nuk është formuar as Parlamenti i ri, as Qeveria e re. Nuk besoj se përderisa vjen tek rebalanci i buxhetit, ai do të ndodhë këtë verë. Ndoshta në shtator, por shkurtim të harxhimeve në buxhetin propozon vetëm ministri i Financave”, thekson Popovski.
Views: 445 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player