Kryesore » 2011 » Gusht » 16 » Rendimentet e grurit sivjet janë për 35% më të larta
1:36 PM
Rendimentet e grurit sivjet janë për 35% më të larta
Me këtë prodhim mbulohen rreth 80% të nevojave të popullatës, që janë 205 kg për kokë banori në vit, tha Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci.Rendimentet e grurit sivjet janë për 35% më të larta se vitin e kaluar. Me këto rendimente nevojat për grurë për popullatën e Kosovës përmbushen në masën rreth 80%. Raporti përfundimtar për fushatën e korrje-shirjes së drithërave të bardha për këtë vit u prezentua nga Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, i cili u shpreh i kënaqur me rezultatet."Ka qenë një aktivitet dhe fushatë e korrje-shirjeve do të thosha skajshmërisht e suksesshme dhe skajshmërisht e frytshme. Këtë vit mund ta konsiderojmë si vit rekord të rendimentit, të mbulimit të nevojave vendore, të sipërfaqeve të mbjella dhe të korrura dhe të përfituesve të subvencioneve”, tha Stavileci. Sivjet janë grumbulluar afro 360 mijë tonë grurë, kurse vitin e kaluar ishin afro 220 mijë tonë. Shprehur në përqindje, rendimenti mesatar i grurit në këtë vit është më i lartë për 35%. Me këtë prodhim mbulohen rreth 80% të nevojave të popullatës, që janë 205 kg për kokë banori në vit, tha ministri. Ndalimi i importit për shkak të masave të reciprociteti nga Serbia, vendi prej nga është importuar më së shumti, nuk paraqet problem për ministrin. Ai thotë se ka shumë tregje tjera.
"Ne kemi pasur një varshmëri të madhe për sa i përket grurit dhe miellit nga shteti fqinj verior dhe, tash për tash, agrobizneset e ndryshme kanë gjetur kanale alternative nga shtete e tjera, madje edhe për sa i përket farës kanë gjetur farë më cilësore nga vendet e tjera, ndryshe nga ato shabllone të kaluarës”, shtoi Stavileci. 
Ndryshe, për sa i përket rendimenteve për hektar, Kosova bashkë me Serbinë qëndron më së miri në rajon. Por, dallimi është tek sipërfaqet e mbjellura, ku vendi ynë qëndron më poshtë.
Views: 418 | Added by: ksdardania | Rating: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player