Kryesore » 2012 » Gusht » 3 » Rënie e bursave dhe euros pas deklaratës së Dragit
10:41 AM
Rënie e bursave dhe euros pas deklaratës së Dragit
Tregjet financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë kanë shënuar rënie, pasi presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Dragi, tha dje se banka do të bëjë çdo gjë të mundshme për t`i ndihmuar vendet e eurozonës që kanë probleme. Sipas tij, kjo do të bëhet "brenda javëve të ardhshme". Pas kësaj, tregjet financiare shënuan rënie, ndërsa euroja humbi në vlerë në raport me dollarin amerikan.Banka Qëndrore Evropiane la të kuptohet se mund të blejë në treg të hapur bonot e thesarit të ekonomive në recesion si Spanja dhe Italia, por vetëm pasi këto vende të kenë kërkuar ndihmë financiare. Pas premtimit se Banka Qendrore Evropiane do të "bëjë ç`është e mundur" për të mbrojtur monedhën euro, drejtori i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi paralajmëroi tregjet që të mos vënë baste kundër bllokut 17 anëtarësh. "Është e pakuptimtë të vësh baste kundër Euros sepse kjo monedhë do të qendrojë" tha ai 

Draghi foli pas takimit të shumëpritur të bordit të guvernatorëve të Bankës Qendrore Evropiane në Frankfurt. Shumë patën shpresuar se banka do të ndërhynte me forcë për të trajtuar krizën financiare që kërcënon të ardhmen e monedhës së bllokut.

Por kjo deklaratë e Draghit zhgënjeu shumë investitorë që prisnin masa të reja. Banka nuk ndryshoi normat e interesit, që aktualisht janë në nivelet më të ulta ndonjëherë prej 0,75 për qind. Veprimet e Bankës Qendrore Evropiane vijnë pas një vargu lajmesh të hidhura financiare gjatë ditëve të fundit. Të dhënat e reja tregojnë rënie si në prodhimtari edhe në biznes dhe papunësia vazhdon të jetë e lartë.
Views: 558 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player