Kryesore » 2011 » Maj » 22 » Ritenderohet mbikëqyrja e autostradës
2:18 PM
Ritenderohet mbikëqyrja e autostradës
Ndërtimi i autostradës Vërmicë-Besi vazhdon pa mbikëqyrje. Pavarësisht faktit se dy seksionet e para janë në ndërtim e sipër, Ministria e Infrastrukturës ende nuk ka arritur ta zgjedhë një kompani, që do ta kryente këtë punë.
Për me tepër, pas dështimit të tenderit të parë, kjo ministri tashme e ka quar këtë proces në ritenderim. Saktësisht me 18 maj është mbyllur afati i ritenderimit, shkruan Express.

Zyrtarë të Ministrisë se Transportit thonë se çdo gjë është duke shkuar edhe më mirë se parashikimet dhe dinamika e planifikuar. Nga ana tjetër, për njohësit e kësaj fushe, është jashtë çdo perceptimi profesional, që autostrada të ndërtohet pa mbikëqyrje.
Sipas këshilltari Lah Nitaj, afati i ritenderimit tashmë është mbyllur për kompaninë që do të mbikëqyrë cilësinë e punimeve.

"Ka përfunduar afati i ritenderimit më 18 maj dhe tash fillon faza e vlerësimit të operatorit ekonomik të përgjegjshëm”, tha ai.

Ndërkohë, për tenderin e parë ku u zgjedh një kompani italiane për t’i mbikëqyr punimet, Autoriteti Kontraktues, MTPT, e pati anuluar, me arsyetimin se kompania në fjalë nuk i kishte kryer disa obligime. E, organi shqyrtues i prokurimit ketë vendim të MTPT-së e kishte vlerësuar si të paligjshëm, duke i rekomanduar Ministrisë që të nënshkruajë kontratën me kompaninë "Merlino Progretti & Politecnica”, e cila kishte fituar tenderin "Mbikëqyrja e ndërtimeve dhe shërbimet e menaxhimit, Rruga 7: Autostrada Morin-Merdar”. Ky ofertues është vlerësuar të jetë i përgjegjshëm nga organi shqyrtues i prokurimit. /Telegrafi/
Views: 603 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player