Kryesore » 2011 » Maj » 9 » Rreth një milion euro “humbën” nëpër arkat e buxhetorëve
11:39 AM
Rreth një milion euro “humbën” nëpër arkat e buxhetorëve
Organizatat buxhetore të Kosovës mbajtën nëpër arkat e veta "private” 885 mijë euro në formë të "keshit”, në ditën e fundit kur janë mbyllur të gjitha transaksionet financiare vjetore të vendit.

Këto mjete financiare, sipas raportit vjetor të shpenzimeve të publikuar të mërkurën, nuk janë depozituar në asnjë llogari financiare e as nuk janë kthyer në buxhetin e shtetit."Kjo shumë përfaqëson paranë e imët e cila mbahet nga organizatat buxhetore e të cilat nuk janë shpenzuar as depozituar në llogarinë kryesore në BQK deri më 31 dhjetor 2010”, thuhet në raportin vjetor të shpenzimeve, shkruan Koha Ditore.

Këto mjete financiare nuk janë evidentuar në asnjë xhirollogari zyrtare. Sipas raportit, këto mjete cilësohen si para të imëta pasi që shuma e tyre nuk kalon vlerën prej 1 milion eurove. Në fund të vitit 2009, organizatave buxhetore fundi i vitit u kishte zënë në dorë rreth 270 mijë euro të pashpenzuara e as të depozituara në BQK.

Sipas raportit, Ministria e Punëve të Jashtme më datën 31 dhjetor kishte mbi 642 mijë euro para "në dorë”. Kësaj ministrie edhe viteve të kaluara i kishin mbetur para të majme në dorë. Më 2009, Ministria e Punëve të Jashtme kishte para "kesh” në dorë mbi 214 mijë euro. Pas saj, e dyta radhitet Ministria e Shëndetësisë e cila në fundvit kishte ngelur në dorë me 49 mijë euro të pa depozituara zyrtarisht.

Gjithashtu, edhe Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra e kryeministrit, Ministria e Forcës e Sigurisë, Universiteti i Prishtinës, si dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e kanë përmbyllur vitin me dhjetëra mijëra euro në kuletë, të cilat nuk janë raportuar të shpenzuara e as nuk janë depozituar në xhirollogari zyrtare të këtyre organizatave buxhetore.
Views: 696 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player