Kryesore » 2012 » Maj » 29 » Rrezikojnë të ngordhin rreth 55 mijë pula e zogj të "ADI"-it
3:38 PM
Rrezikojnë të ngordhin rreth 55 mijë pula e zogj të "ADI"-it
Avdurrahman Konjufca, pronar i fermës së pulave "ADI”, me gjithë përpjekjet që ka bërë të hënën për t’u futur në ish-fermën e tij, nuk ia ka dalë. Kjo për faktin se ish-ferma e tij tani është zonë e ndaluar për të dhe për punëtorët e tij. Ndërkohë, brenda në fermë janë pulat dhe zogjtë e tij. Ai të hënën sërish ka akuzuar krerë të AKP-së se me veprimet e tyre po ia rrezikojnë shpezët e tij, që i kanë mbetur pa përkujdesje brenda fermës. Sipas tij, janë rreth 20 mijë pula dhe 35 mijë zogj që po rrezikojnë ngordhjen. Madje, ai të njëjtën ditë u është drejtuar përfundimisht edhe Krimeve Ekonomike, duke denoncuar telashin dhe dëmin që i është shkaktuar. "E lajmërova rastin edhe në organet për krime ekonomike, do ta lajmëroj edhe gjithkund tjetër, sepse të hënën AKP-ja me sigurimin që e ka vendosur në fermë nuk i lejoi punëtorët e mi të futeshin në fermë për t’u përkujdesur për pulat dhe zogjtë që kanë mbetur brenda. E nuk janë pak, janë 20 mijë pula e 35 mijë zogj”, ka thënë Konjufca. Për më tepër, para dy javësh AKP-ja me ndihmën e policisë e pati dëbuar nga ferma pronarin Konjufca, me arsyetimin se atij tashmë i ka skaduar kontrata 10-vjeçare mbi menaxhimin e hapësirës ku është ferma e pulave dhe se ajo tashmë konsiderohet një pronë shoqërore që do të menaxhohet nga AKP-ja. Mirëpo, Konjufca këmbëngul sërish se AKP-ja s’ka pasur të drejtë ligjore që ta largonte atë nga ferma, përderisa, siç ka thënë ai, lënda po shqyrtohet në Gjykatën Supreme. Ai duke e konsideruar këtë si fushatë kudër tij nga politikanë e krerë të AKP-së ka thënë se ka presione, kërcënime dhe shantazhe. "E kam thënë se këto të gjitha janë të orkestruara dhe unë kam bërë padi në Gjykatën Supreme për çështjen e fermës, sepse s’ka mundësi që edhe AKP-ja, edhe unë ta menaxhojmë fermën njëkohësisht. E tashmë rrezikojnë edhe pulat e mbetura brenda vetëm për interesa që kanë mbi këtë fermë”, ka thënë ai.

Ndërkohë që, sa i përket AKP-së, akuzat për të që vijnë nga Konjufca janë të pabaza, për faktin se, sipas versionit zyrtar që ka dhënë vetë AKP-ja, del se ka qenë "ADI” që nuk i ka përmbushur kriteret e kontratës. Ylli Kaloshi, zëdhënës i AKP-së, kohë më parë pati deklaruar se ferma që shfrytëzohet nga Konjufca ka qenë e dhënë me qira për 10 vjet, sipas tij ka skaduar ky afat dhe për këtë arsye është dëbuar pronari nga aty.
Views: 467 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player