Kryesore » 2012 » prill » 26 » Rriten çmimet e ushqimeve
9:24 AM
Rriten çmimet e ushqimeve
Banka Botërore ka bërë të ditur se çmimet e ushqimit janë përsëri në rritje, për shkak të çmimeve të larta të naftës, kushteve të pafavorshme atmosferike, si dhe kërkesave të mëdha të Azisë për importe të ushqimit. Sipas këtij institucioni financiar, çmimet e ushqimit janë rritur për 8 për qind ndërmjet dhjetorit dhe marsit.Megjithatë, edhe me rritjen e fundit, këto çmime mbesin 1 për qind më të ulëta se një vit më parë dhe 6 për qind më të ulëta se kulmi historik i shkurtit 2011.Ekonomitë në zhvillim janë goditur nga kriza e çmimeve të ushqimit dhe energjisë në vitet 2008-2009, çfarë ka shkaktuar trazira sociale dhe ndalesa të eksporteve ushqimore në disa vende.
Views: 454 | Added by: ksdardania | Rating: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player