Kryesore » 2011 » Qershor » 11 » Rritet deficiti tregtar
12:38 PM
Rritet deficiti tregtar
Bilanci tregtar i Kosovës po shkon duke u përkeqësuar. Sipas të dhënave të Enti të Statistikës së Kosovës (ESK), muajt e fundit ka rritje të deficitit tregtar.
Të dhënat flasin se gjatë prillit të këtij viti Kosova ka deficit tregtar 166,5 milionë euro krahasuar me deficitin prej 154,7 milionë eurove që ishte në prillin e vitit 2010, shkruan Kosova Sot.
Eksporti në prill 2011 kishte vlerën 29,3 milionë euro, ndërsa importi 195,8 milionë euro, që është një rritje prej 15.2 për qind për eksport dhe 8.7 për qind për import krahasuar me prillin e vitit 2010.

Përllogaritja në përqindje i bie që prilli i këtij viti ka një deficit tregtar prej 7.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa, nëse krahasohet diferenca në mes të muajve të këtij viti, vërehet një rritje e deficitit prej 1. 7 për qind
Views: 414 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player