Kryesore » 2011 » Maj » 22 » Rritet kërkesa për ar në botë
7:35 PM
Rritet kërkesa për ar në botë
- Kërkesa botërore e arit në tremujorin e parë të vitit 2011 është rritur për 11 për qind, në 981.3 tonë në krahasim me 881 tonë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kumtoi Këshilli botëror për ar (WGC).
Vlera e kërkesës arriti nivel prej 43.7 miliardë dollarë në krahasim të 31.4 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit të kaluar, që paraqet rritje prej më pak se 40 për qind.
Çmimi mesatar i arit në tremujorin e parë të vitit arriti rekordin 1.386.27 dollarë për një uncë (31.1 gram).

Kërkesa investuese për ar në tremujorin e parë u rrit për 26 për qind në 310.5 tonë në krahasim të 245.6 tonë para një viti dhe arriti vlerë prej 13.8 miliardë dollarë.
Views: 470 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player