Kryesore » 2011 » Maj » 10 » Rryma më lirë verës
11:24 AM
Rryma më lirë verës
Faturat e prillit me shpenzimet e rrymës janë më të ulëta, jo për shkak të përmirësimit të kohës, por tash KEK-u nga 1 prilli ka filluar llogaritjen e rrymës me tarifa verore, këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin zyrtarët e KEK-ut.

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, tha për Telegrafin se tash rryma llogaritet me tarifa verore. "Po rryma ka nisur të llogaritet me tarifa verore që nga 1 prilli. Pra tarifat verore janë nga 1 prill deri më 30 shtator”, ka treguar ai.

Buzhala tha se prodhim i rrymës në blloqet e KEK-ut po stabilizohet. "Në blloqet e KEK-ut janë duke u prodhuar deri në 700 megavat orë energji elektrike. Ky prodhim është bërë i mundshëm për shkak së që nga e marta është kthyer në punë ë dhe blloku B1 i TC ‘Kosova B’”, tha zëdhënësi i KEK-ut.

Pavarësisht kësaj problem ende për KEK-un mbetet pagesa e energjisë si dhe borxhet e konsumatorëve të cilat kapin shumën mbi 350 milionë euro.
Views: 583 | Added by: ksdardania | Rating: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player