Kryesore » 2011 » Maj » 26 » Së shpejti, Kosova dhe Maqedonia me marrëveshje për mbrojtjen e investimeve
3:08 PM
Së shpejti, Kosova dhe Maqedonia me marrëveshje për mbrojtjen e investimeve
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila takoi të enjten ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karajanov.
Ambasadori Karjanovduke iu referuar marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy vendeve, tha se Maqedonia vazhdon te jetë njëri ndër partnerët kryesorë të Kosovës sa i përket marrëdhënieve tregtare. Ai gjithashtu potencoi interesimin e bizneseve maqedonase të vazhdojnë një bashkëpunim të tillë.
Kurse Kusari-Lila u interesua për mundësinë e zëvendësimit të produkteve serbe nga ana e industrisë maqedonase në rast të aplikimit të masave të reciprocitetit ndaj prodhuesve nga Serbia. Posaçërisht u përmendën produktet strategjike për tregun Kosovar siç janë mielli, vaji dhe disa produkte tjera ushqimore.

Ambasadori Krajanov shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në këtë drejtim dhe premtoi se do ta ngritë çështjen me Odën Ekonomike Maqedonase.

Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari Lila gjithashtu u interesua për nënshkrimin e marrëveshjes për mbrojtje të investimeve me Maqedoninë si një nga hapat e rëndësishëm në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Me këtë rast u dakordua që kjo marrëveshje të nënshkruhet posa të përfundojnë zgjedhjet në Maqedoni dhe të konstituohet qeveria e re
Views: 499 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player