Kryesore » 2012 » Qershor » 24 » “SharrCemi” u përpoq të mashtronte Doganën
11:32 AM
“SharrCemi” u përpoq të mashtronte Doganën
 Për herë të parë që nga privatizimi, kompania "SharrCem” ka importuar lëndë të parë të çimentos në formën e bluar. Asnjëherë më parë, ky prodhues i çimentos nuk ka sjellë në Kosovë "klinker” të bluar në formë të përafërt kimike me produktin final, shkruan sot Koha Ditore. Kjo kompani ka tentuar t’i mashtrojë doganierët dhe t’i ikë taksës doganore prej 35 për qind për importimin e çimentos, ani pse enkas për të është marrë vendimi nga Ministria e Tregtisë. Për 12 maune të konfiskuara nga Dogana e Kosovës, "SharrCemi” ka shanse të paguajë deri në 10 mijë euro dënim, përderisa ka humbur besimin e doganierëve për të futur lëndë të parë pa kontroll të rreptë. ”Në kufi maunat përmbanin lëndë të parë të bluar, e njëjtë me përbërjen e çimentos finale. Më herët ky prodhues asnjëherë nuk ka importuar ‘klinker’ të bluar dhe këtu kanë lindur dyshimet”, i kanë thënë gazetës zyrtarë doganorë, nën kushtet e anonimitetit.
Views: 526 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player