Kryesore » 2012 » Janar » 28 » Shqipëri: Rritet tregtia me Kosovën, tkurret me Greqinë
2:56 AM
Shqipëri: Rritet tregtia me Kosovën, tkurret me Greqinë
Kriza greke ka prekur edhe marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe fqinjit jugor. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë vitit 2011 pesha e Greqisë si partner tregtar pësoi një rënie të ndjeshme.Në vitin 2010, Shqipëria blinte nga Greqia 13.1% të importeve totale, ndërsa në vitin 2011 importet greke ranë në 10.6%. E njëjta tendencë u vërejt edhe në eksportet shqiptare drejt Greqisë, që në vitin 2010 zinin 5.4% të totalit, ndërsa në vitin 2011 ranë në 5.1%.Ndonëse Bashkimi Europian ngelet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, me 72% të eksporteve dhe 64% të importeve, gjatë vitit 2011 u vërejt një rritje e këmbimeve tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit, veçanërisht në kahun e eksporteve.
Eksportet drejt vendeve fqinje u rritën me afro 50% në vitin 2011 dhe arritën të zinin afro 10% të totalit, nga 8% që zinin një vit më parë. Në veçanti, Shqipëria arriti vitin e kaluar të rrisë eksportet drejt Kosovës në 7.5% të totalit, nga 6.2% që ishin një vit më parë.Vendosja e masave të reciprocitetit në muajin Korrik, që çoi në një bllokim të përkohëshëm të mallrave serbe, nxiti rritjen e këmbimeve tragtre mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Views: 527 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player