Kryesore » 2012 » Nëntor » 16 » Shtatori rrit deficitin tregtar të Kosovës
4:56 PM
Shtatori rrit deficitin tregtar të Kosovës
Agjencia e Statistikave të Kosovës, Departamenti i saj i statistikave ekonomike dhe llogarive kombëtare, sot publikoi Statistikat e tregtisë së jashtme për muajin shtator 2012. Të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë, sipas komunikatës për media të ASK-së, tregojnë për një deficit tregtar për muajin shtator 2012 prej 231,5 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 192,3 milionë eurosh me shtator e vitit 2011. Eksporti në muajin shtator 2012 kishte vlerën 22,0 milion euro, ndërsa importi 253,6 milion euro, një rënie prej 11.7% për eksport, si dhe një rritje prej 16.7% për import, krahasuar me shtatorin e vitit 2011.Sipas të dhënave 50.5% të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 12.1% produktet minerale, 6.8% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 6.7% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 6.6%produkte bimore, 5.2% plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre etj. Po ashtu sipas të dhënave të publikuara sot 21.6% të importit e përbëjnë produktet minerale, 12.3 % ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 10.9% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 10.3% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 6.9% produkte të industrisë kimike, 6.0%mjetet e transportit, 5.8% plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre etj.

Gjatë shtatorit të sivjetshëm përqindja më e madhe e eksportit ishte në Itali (17.7%), Shqipëri (16.5%), Zvicër (12.3%), Maqedoni (10.4%), Serbi (6.3%), Gjermani (5.5%) etj, ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga Serbia (12.7%), Maqedonia (11.1%), Gjermania (10.5%), Italia (8.5%), Turqia (7.6%), Kina (5.6%) etj. Bashkimi Evropian me 28.9% merr pjesë në eksportin e vendit tonë, kurse në import me 37.1%.

Nga të dhënat e muajit shtator 2012 del se më së shumti mallra janë eksportuar përmes pikave kufitare Hanit të Elezit (41.3%), Vërmicë (25.5%), Mitrovicë (10.0%) etj., ndërsa është importuar përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit (26.5%), Merdarit (21.9%), Vërmicës (18.7%), Inter Europa (13.3%) etj.
Views: 646 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player